'Kushtetuesja' përfundon shqyrtimin e kërkesës së PR-së për ndalimin e tubimeve elektorale, vendimi në një moment të dytë! Mediu: Rama tenton të karantinojë opozitën

Kreu i PR Fatmir Mediu

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e ankimimit të Partisë Republikane për ndalimin e grumbullimeve në kohë pandemie, pas një kërkesë të depozituar nga kreu i kësaj Fatmir Mediu i cili kërkon që të zhvillohen tubime elektorale, ndonëse jemi në kohë pandemie. Mësohet se vendimin Gjykata Kushtetuese do ta japë në një moment të dytë.

Të dyja palët ishin të pranishme në seancë dhe mësohet u kanë qëndruar pretendimeve të tyre. Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar ndalimin tubimeve elektorale, ndërkohë që PR ka kërkuar shfyqizimin e urdhërit të ministres së Shëndetësisë, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë

Para Gjykatës Kushtetuese, Mediu u shpreh se është për respektim massh anti COVID por sipas tij s'mund të ketë 2 standarde, një për qeverinë dhe një për opozitën e qytetarët e thjeshtë, por kërkon që masat t'u imponohen në mënyrë të barabartë të gjitha partive politike. Sipas tij, Rama tenton që të krijojë karantinë për opozitën.

Partia Republikane depozitoi në 4 dhjetor 2020 një padi në Gjykatën Kushtetuese, duke kërkuar rrëzimin dhe shfuqizimin e urdhrit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj.

“Partia Republikane Shqiptare (kërkuesi), si parti politike e cila është aktualisht e angazhuar aktivisht në fushatën zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të datës 25 Prill 2021, si dhe partitë e tjera opozitare, dëmtohen rëndë nga akti objekt kërkese i cili ndalon specifikisht aktivitetin e këtyre partive dhe për pasojë vetë esencën e ekzistencën e tyre si parti politike. Akti objekt kërkese pengon specifikisht, në mënyrë drastike, kërkuesindhe partitë opozitare në përmbushjen e rolit të tyre Kushtetues si parti politike; pra si një faktor qendror i formimit të vullnetit politik të zgjedhësve. Për pasojë, akti objekt kërkese bie ndesh me parimet, të drejtat dhe liritë themelore të mbrojtura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë si dhe në konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, ndaj si i tillë duhet të shfuqizohet”, thuhet në kërkesën e PR të depozituar në Gjykatën Kushtetuese.

Me rritjen e shifrave dhe me përkeqësimin e situatës së COVID, Komiteti i Ekspertëve ka ndaluar grumbullimet mbi 10 persona, dasmat dhe varrimet që shkojnë përtej rrethit të ngushtë të familjes.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:15
Ankimimi i PR-së për ndalimin e grumbullimeve në kohë pandemie, Kushtetuesja përfundon shqyrtimin, vendimi në një moment të dytë

1614678856_WhatsAppImage20210302at10.08.44.jpeg

Gjykata Kushtetuese ka përfunduar shqyrtimin e ankimimit të Partisë Republikane për ndalimin e grumbullimeve në kohë pandemie. Mësohet se vendimin Gjykata Kushtetuese do ta japë në një moment të dytë.

Të dyja palët ishin të pranishme në seancë dhe mësohet u kanë qëndruar pretendimeve të tyre. Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar ndalimin tubimeve elektorale, ndërkohë që PR ka kërkuar shfyqizimin e urdhërit të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut, të datës 17 nëntor 2019, që ndalon grumbullime me shumë se 10 persona, tubimet, mbledhjet partiake, ceremonitë martesore etj.

Ora 10:23
‘Kushtetuesja’ shqyrton kërkesën për zhvillimin e tubimeve, Mediu: S'mund të ketë 2 standarde, jemi për respektim masash anti COVID, por duhet barazi (VIDEO)

Kreu i PR Fatmir Mediu ka folur para Gjykatës Kushtetuese ku  po shqyrtohet kërkesa e PR për zhvillimin e tubimeve elektorale. Ai tha se është për respektim masash anti-COVID por kërkon barazi.

“Veprimtaritë e Edi Ramës tentojnë që të krijojnë karantinë për opozitën. Në një kohë që i ka lejuar vetes dhe përmes vlerësimeve të komitetit, që parlamenti të mblidhet, qeveria apo dhe pushteti lokal të bëjë aktivitete mbi 10 veta dhe kufizon opozitën.

Kjo është situatë e papranueshme, antikushtetuese dhe ligjore smund të ketë dy  standarde sepse s’mund të trajtohet ndryshe kryetari i partisë , kryeministri dhe kryetari i bashkisë e ndryshe opozitarët. Kemi një regjim që përpiqet të frenojë rregullat. Jemi për të respektuar çdo lloj  rregulli por që imponohen në mënyrë të barabartë për të gjitha partitë politike.

10 veta në një sallë të vogël nuk është e barabartë me një sallë të madhe. Duhet lënë hipokrizia që drejtues të komitetit të lënë qeverinë. Masat ushtrihen vetem te opozita. Parlamenti mbkidhet pushteti vendor mblidhet vetem opozita nuk lejohet”, tha Mediu.

Be.K./M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A do të shkoni të votoni në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit?

Komento

Komente

  • Cubi: 02/03/2021 18:15

    Njelloj e ke sikur te mbledhesh 2000 vet si me 3 vet ti njelloj do maresh 05 % do marresh o mjeran o fatmir gerdeci.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Veliaj në Luz të Vogël të Kavajës: S'ka kthim pas! Të ecim përpara me punë e projekte, jo me dhunë e bllokime