Lefter Koka drekë në Durrës me të pavarurit, Gjoni për Shqiptarja.com: Ende pa qëndrim për vendimin e Metës

Lefter Koka drekë në Durrës me të pavarurit, Gjoni për Shqiptarja.com: Ende pa qëndrim për vendimin e Metës

Një ditë pas vendimit të Presidentit Meta, për të anuluar zgjedhjet e 30 qershorit, dhe një ditë para konferencës për shtyp që Meta do të mbajë në orën 8 të mëngjesit të nesërm për të shprehur argumentet e çdekretimit të zgjedhjeve, deputetët e rinj që fituan mandatin e të ikurve nga LSI në Kuvend, janë bërë bashkë në një drekë në qytetin e Durrësit.

Këtë e ka bërë të ditur deputeti Lefter Koka me anë të një fotoje të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihen së bashku deputetët e grupit të pavarur parlamentar. Koka ka dhënë edhe një mesazh për kundërshtarët politik madje edhe për anëtarët e LSI që janë jashtë Kuvendit duke thënë se Shqipëria do të ecë vetëm përpara.

"Shqipëria do të ecë vetëm përpara! I detyrohemi shqiptarëve, rrugën e pakthyeshme të integrimit euro-atlantik të atdheut!"  shkruan Koka.

Ndërkohë i kontaktuar nga Shqiptarja.com, deputeti i LSI, Ralf Gjoni  ka deklaruar se nuk ka ende një qëndrim për vendimin e Presidentit Meta për të anuluar zgjedhjet. Më pas ai ka shtuar së dreka ishte e planifikuar për krijimin e grupit të LSI-së.

"Nuk kemi qëndrim ende. Të dielën Zoti e ka bërë pushim. Ne jemi mbledhur në një drekë të planifikuar kohë më parë për të festuar krijimin e Grupit të Pavarur. Gjatë ditëve në vazhdim do qartësojmë edhe qëndrimin tonë në parlament" ka thënë ndër të tjera Ralf Gjoni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ervis: 09/06/2019 23:05

    Do zoti beni nje parti parlamentare dinjitoze me argumente dhe per te mire e popullit te jeni te sigurt qe populli do jet me ju.Pershendetje te perzemerta z.Musai.

    Përgjigju
  • Und: 09/06/2019 19:56

    Urime per grupin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion