Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, votoi mbrëmjen e kësaj të mërkure për të zgjedhur drejtuesin e vet të ri, dhe 20 anëtarët e zgjedhur të kryesisë së re, ku shumica dërrmuese e 61 emrave në garë për 20 vende, përfaqësojnë figura të reja. Drejtimi i Këshillit iu besua Julia Emirit, pjesmarrëse aktive dhe folëse në tubimet para kryeministrisë. Me protestat qytetare në shesh, Berisha shprehet i sigurt se kryeministrit Rama i ka ardhur fundi, dhe PD-së do i hapet rruga e pushtetit
“Është menduar që Këshilli Kombëtar të drejtohej nga një zonjë”, tha kryedemokrati Sali Berisha.
Julia Emiri dhe Silva Hasa, figura jo shumë aktive politikisht, por që vijnë nga angazhimi në PD, e para në protesta dhe e dyta ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e vitit 2025 në Qarkun e Fierit, ishin dy emrat në garë për drejtuesen e re të Këshillit, e cila pason një figurë të njohur në PD, Edi Palokën. Me diferencë nga hasa që mori vetëm 83 vota, posti iu besua Julia Emirit, e dalluar së fundmi për pjesmarrjen aktive në protestat qytetare para kryeministrisë, jo vetëm si aktore, por dhe si folëse.
Për herë të parë, pas ndryshimeve statutore, për 20 anëtarët e zgjedhur të Kryesisë, u votua në tre fletë të veçanta, njëra me vetëm gra, për 6 vende, një tjetër vetëm me burra për 8 vende, dhe një tjetër me pjestarë rinorë, prej nga do të zgjidhen 3 te rinj e tre të reja.
Krahasuar me anëtarët aktual të zgjedhur, 61 kandidatët në garë, në pjesën dërrmuese, janë figura të reja.
Përzgjedhja e sekretariatit dhe nënkryetarëve do të përcaktojë më pas dhe pjesën tjetër të kryesisë e cila përbëhet nga anëtarët ex officio.
Votimi i sotëm u parapri nga një fjalë e kryetarit Berisha, i përqëndruar sërish të protestat që po mbahen në shesh prej më shumë se një muaji.
Edhe një herë kreu i PD-së i përsëriti të tijëve, të mos ndikohen nga slogantet “Berisha në burg”, apo ato që e cilësojnë opozitën të shitur, por ta mbështesin protesën me të gjitha mënyrat.
“Thirrja ime është, mbështetje masive me të gjitha mënyrat kësaj lëvizje që do t’i japë Edi Ramës së shpejti vendin e merituar”, tha Berisha.
Sipas Berishës, plagët e vërteta kryeministrit ia kishin hapur protestat e opozitës, prandaj tani
“Do ecim të sigurt drejt misionit tonë, rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe opozitës në pushtet”, vijoi Berisha.
Julinda Emiri, aktorja që u zgjodh kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka qenë një nga protestueset më të zëshme të 32 tubimeve që janë zhvilluar para Kryeministrisë.
Emiri, nuk ka qenë vetëm spektatore në protesta, por ka patur akses të plotë për të folur në mikrofonin dhe podiumin e instaluar para godinës së Këshillit të Ministrave, të cilën e kontrollon Grupi Koordinues i tubimeve, pavarëssisht deklaratave të këtyre të fundit për distancim nga anëtarët e partive politike në vend.
Sali Berisha e cilësoi Këshillin Kombëtar më cilësor që PD ka zgjedhur në historinë e saj, që sipas tij do të sjellë opozitën në pushtet
“Këshilli Kombëtar merr përsipër misionin e rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe rotacionit të pushtetit. Kam besim të madh tek anëtarët, mbështetësit e PD se do ecim të sigurt drejt misionit tonë, rikthimit të votës së lirë të shqiptarëve dhe opozitës në pushtet.
Këshilli Kombëtar mblidhet në një nga kohërat më interesante, më të veçanta të tërë historisë së pluralizmit politik. Një lëvizje e fuqishme si një zgjim i vërtetë i gjeneratës Z ka shpërthyer në Shqipëri si një lëvizje liberatore. PD ka mirëpritur dhe mbështetur fuqimisht këtë lëvizje dhe do shumëfishojë përpjekjet e saj për sukseset e saj”, u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha
Edhe një herë kreu i PD-së i përsëriti të tijëve, të mos ndikohen nga slogantet “Berisha në burg”, apo ato që e cilësojnë opozitën të shitur, por ta mbështesin protesën me të gjitha mënyrat.
“Pavarësisht çfarë thonë ata për ne, ne do mbështesim fuqimisht atë lëvizje. Përshëndes ata qindra dhe mijëra demokratë të cilët lanë çdo gjë nga Tirana dhe rrethet dhe rreshtohen aty si qytetarë në protestë. Është jetike mbështetja, por meqenëse ata janë të rinj dhe janë brezi dixhital, të gjitha rrjetet sociale duhet të jenë në mbështetje të tyre. Të nderuar anëtarë dhe anëtare të Këshillit Kombëtar, demokratë, mbështetës të PD, thirrja ime është, mbështetje masive me të gjitha mënyrat kësaj lëvizje që do t’i japë Edi Ramës së shpejti vendin e merituar",-theksoi Berisha.
Përballë anëtarëve të Këshillit Kombëtar të PD, Sali Berisha tha se protestat që ai organizoi kundër qeverisë, e “plagosën” qeverinë Rama.
“Në një seri protestash, të organizuara nga dhjetori që kaloi gjer me 8 maj, ne ia dolëm ta plagosim përfundimisht regjimin e Edi Ramës. Ne ia dolëm me protestat tona të dëshmojmë Shqipërinë tjetër, Shqipërinë që nuk pajtohej kurrë me narkoshtetin, me korrupsionin dhe mburojën ne tij”, theksoi Berisha
Komente










Ueee. Po cuni i Salih Ballaboks Lushaj ku qenka? Se sonte ishte veshur si pellumb me te bardha. Eshte bere PeDe si kotec sorrash.
PërgjigjuPlaku mere me duket se nuk I degjon thirrjet per te apo I paguan sa per te dukur se è kan edhe me te ,shko ne pension atje ku jane te gjithe moshataret tuaj ,kjo per te miren e te gjitheve
Përgjigju