Është mbledhur ditën e sotme Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Gjatë mbledhjes së sotme, do të votohet edhe Kryesia e re e PD-së, si dhe kryetari i Këshillit Kombëtar.
Për kryetar të Këshillit Kombëtar janë propozuar 2 emra zonjash, Julia Emili dhe zonja Silva Hasaj. Kryedemokrati Sali Berisha tha se ishte parë e arsyeshme që drejtimi i Këshillit Kombëtar të ishte në dorë të një gruaje.
Ndërkohë për Kryesinë e re të PD-së emrat e grave dhe të të rinjve, do të votohen më vete nga emrat e burrave. Nga 15 emra të grave të propozuara, do të zgjidhen vetëm 6 prej tyre.
Po ashtu, nga 25 emra të të rinjve të propozuar, do të zgjidhen vetëm 6 prej tyre (3 djem dhe 3 vajza). Ndërsa nga 21 emrat e burrave të propozuar, do të zgjidhen 8 prej tyre. Votimi në Këshillin Kombëtar të PD-së ka nisur.
Komisioni zgjedhor që do të menaxhojë procesin e votimit në Këshillin Kombëtar do të drejtohet nga kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi, me anëtarë Ivi Kaso dhe Nada Meçorapja.
Komente










