Në kryesinë e Kuvendit po zhvillohet mbledhja e Komitetit të Stabilizim Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së.
Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati u shpreh se, "marrëveshja e stabilim asocimit është një mjet i mirë për të ripërtërirë procesin e integrimit. Shqipëria ka synuar një bashkëpunim rajonal më konkret në tëgjitha fushat".
Sa i përket ecurisë së reformave, ministri Bushati theksoi se, "fokusi mbetet mbi prioritetet kyçe. Rezulatet pas statusit të vendit kandidat janë shpresëdhënëse. Hapja e negociatave për anëtarësim në BE janë hapi ynë i radhës.
Bushati u shpreh se synohet angazhimi i Kuvendit në procesin e integrimit, duke e bërë temë të të gjithë poltikbërjes dhe jo vetëm të disa hallkave të qeverisë.
Ndërsa Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha u shpreh se po bëhet një punë e konsiderueshme sa i përket përmbushjes së 5 prioriteteve kyçe të Shqioërisë. "Janë bërë hapa pozitivë për zbatimin e ligjit të nëpunësit civil. Masë tjetër është strategjia për reformën në administratën publike. Së shpejti do të kalojë ën Kuvend edhe kodi i Administratës Publike", tha Gjosha.
Gjosha, theksoi se, "në luftën kundër korrupsionit janë përmirësuar shumë kushtet. Kemi pasur dhe lançimin e portalit on-line stop-korrupsionit. Qeveria ka marrë masa për të rritur burimet njerëzore si dhe duke luftuar korrupsionin me procedura proaktive".
Ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri u shpreh në fjalën e tij se, qeveria për t'i dalë përpara sfidës së moshës mesatare të lartë të policisë, ndërmorri hapin për shtimin e numrit të policisë dhe rekrutimin të rinjve në poilici.  Tahiri u shpreh se është parashikuar ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit që sot është pothuajse gati për t'u ngritur sa i përket pikëpamjes strukturore. Koordinimi institucional kundër krimeve financiare dhe korrupsionit duhet të jetë maksimal. Ndërkohë, tha Tahiri është ngritur Njësia anti-terror që operon me mbi 100 punonjës. Lufta kundër trafikmit të qënieve njerëzore është prioritet i qeverisë, tha Tahiri, ndërsa renditi shifrat e Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit dhe lëndëve narkotike.
Ndërsa kryetarja e Delgacioni të Bashkimit Europian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin u shpreh në fjalën e saj se, qershorin e shkuqr KE vendosi ti japë statusin Shqipërisë, kjo i futi në dimensione të reja marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe BE-së. Shqipërisë iu kërkuan reforma të reja. Gjithashtu kjo solli pritshmëri të reja nga të dy krahët. Shqipëria do të marrë edhe 650 milionë euro si asistencë. Duam ta fusim Shqipërinë në fazën tjetër të integrimit".
"Statusi kandidatit ka sjellë dhe pritshmëri nga ana e Shqipërisë. Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të presin me shumë nga të zgjedhurit e tyre. Procesi i integrimit nuk është vetëm detyrë e një partie politike është puna e një gjenerate që ka përgjegjësinë historike", tha Vlahutin.
"Pavarësisht se ka një konsensus politik vihet re mungesa e frymës së kompromsit. Ndonjëherë duket se asgjë nuk e dëmton më shumë Shqipërinë sesa politika e brendshme e saj. Bashkëpunimi konstruktiv mes partive politike është e vetmja mënyrë për të shkuar drejt anëtarsimit në BE", tha Vlahutin.
Ndërsa Ministri i Drejtësisë Nasip Naço u shpreh se në tetorin e shkuar 2014 u organizua reforma në gjyqësor, ku morën pjesë Presidenti Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, kreu i opozitës, Lulzim Basha dhe u ra dakord
që nevojitet reformë në drejtësi.
Ndërkohë deputetët e opozitës u shprehën se nuk janë dakord me formatin e ëtij takimi. Çdo vit ka qenë vetëm nj ministr që ka raportuar në këtë Komitet, minstri i Integrimi ose i Jashtëm, ndërsa këtë radhë janë 4 ministra që raportojnë dhe ne pranuam të jemi këtu sot meqë është hera e parë me këtë format, por nuk jemi dakord", tha deputeti i PD, Aldo Bumçi./atsh/