Bardhi shkon si kreu i grupit të PD në Konferencën e Kryetarëve: Më kanë rikonfirmuar deputetët! Açka ikën nga mbledhja: Kuvendi pa vendim, dy dado vrasin fëmijën

Pavarësisht vendimit të 2 shtatorit të Lulzim Bashës, për ta shkarkuar si kryetar të grupit parlamentar, Kuvendi njeh ende Gazment Bardhin në krye të deputetëve demokratë.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi u thirr përmes këtij e-maili, në cilësinë e kreut të grupit.

Ky vendim bëri që Flutura Açka, që mbledhjes iu bashkua në cilësinë e kryetares së Komisionit të Edukimit, dhe që Lulzim Basha i ka deleguar postin e kryetares së grupit, të braktiste Konferencën e Kryetarëve.

“U largova të mos e bëj qesharake situatën mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë - “dy dado e vrasin fëmijën!” shkroi Açka pak minuta pasi lajmi u publikua në media.

Vetë Bardhi, zgjodhi ta komentonte shkurt, situatën e krijuar brenda mbledhjes së Kuvendit, por njoftoi se 28 nga 35 deputetë të grupit parlamentar, kanë ri-njoftuar Kuvendin se e njohin kryetar.

“Mes meje dhe Ackes nuk ka ndodhur asgjë. Bëri një pyetje nënkryetares së  Kjo është një cështje që I intereson Ramës. Se kush është kryetari I grupit dihet. Por, 28 deputetë kanë dërguar te Nikolla njoftimin se më njohin kryetar të grupit.

Bardhi tha se në nisje të seancës të enjtes, do të kërkojë jo vetëm zgjatjen e afatit të Komisionit të Reformës zgjedhore, por ringritjen e tij, për të zëvendësuar kështu, Enkelejd Alibeajn e Bashës me Oerd Bylykbashin e Berishës.

Sërish deklaroi votën e deputetëve që kryeson kundër rritjes së pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, ndërsa një koment e pati edhe për Bashën që ka premtuar votë pro.

Gazment Bardhi u hoq nga Lulzim Basha edhe si Sekretar i Përgjithshëm dhe në vend të tij u vendos Enkelejd Alibeaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:50
Bardhi: Emri i kryetarit të grupit parlamentar të PD është i qartë, e kanë njoftuar 28 deputetë

I pyetur se kush e drejton grupin parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi në fund të Konferencës së Kryetarëve tha se 28 deputetë janë shprehur qartë.

“Për grupin parlamentar të PD-së është e qartë se kush është, ka një lojë të Edi Ramës për të mbajtur ndezur konfliktin në opozitë, pjesë e së cilës për fat të keq janë bërë disa kolegë. Deputetët e grupit parlamentar të PD-së, 28 prej tyre e kanë njoftuar kryetaren e Kuvendit se kush është kryetari i grupit.

Ai shtoi se opozita do votojë kundër ligjin për të rritur pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“E dyta çështje që dua të ndaj me ju ka të bëjë me një ligj që në gjykimin tonë heq kapjen nga qeveria të Gjykatës Kushtetuese, propozimi i Edi Ramës dhe qeverisë për të rritur me 7 mijë lekë në muaj pagat e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese vjen si një pazar i qartë mes GJK-së dhe qeverisë.”

Ora 16:46
'Dy kryetarë grupi', Açka braktisi mbledhjen, Bardhi tregon çfarë ndodhi në Konferencën e Kryetarëve: Mori përgjigje dhe iku

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat tregoi se çfarë ndodhi në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, nga ku Flutura Açka u largua pasi Kuvendi i Shqipërisë ende nuk ka thënë fjalën e fundit se kë njeh si kryetar të grupit parlamentar të PD.

"Mes meje dhe Açkës nuk ka ndodhur asgjë. Açka i drjetoi një pyetje drejtueses se në çfarë cilësie ishte në mbledhje. Ajo mori përgjigje se ishte në cilësinë e kryetares së komisionit të arsimitdhe në atë moment u largua."

Ora 16:36
Përfundon Konferenca e Kryetarëve, Bardhi: U rrëzuan kërkesat e opozitës! Propozuam ekip të ri në komisionin e reformës zgjedhore

 

Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve e mbajtur ditën e sotme ka përfunduar. Gazment Bardhi ka folur për mediat lidhur me diskutimet teksa u shpreh se nuk u morën parasysh propozimet e opozitës. Bardhi tha se mazhoranca nuk e ka prioritet reformën zgjedhore, ndërsa shtoi se opzoita nuk e pranon që çështja e zgjedhjeve të lira të mos trajtohet.

 “E kanë mbajtur të bllokuar reformën zgjedhore. Ne si opozitë, kemi marrë përgjegjësitë tona, sa i takon mosfunksionimit të komisionit dhe mosrealizmit të reformës zgjedhore. Është në përgjegjësinë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, që të marrë , ose të mos marrë përgjegjësi për këtë situatë. Kemi propozuar një projekt vendim të ri për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore, vetëm me 2 ndryshime që në objektin e punës së komisionit, të përfshihet edhe raporti i pritshëm i OSBE ODIHR për zgjedhjet lokale, dhe të kërkojmë ekspertizën e përhershme të ODIHR që të asitojë këtë komision të posaçëm. Për këtë kërkesë tonën, mazhoranca votoi kundër. Nuk mori në shqyrtim një tjetër propozim të opozitës parlamentare, që ka të bëjë me përbërjen e komisionit të reformës zgjedhore. Sot që flasim, në përbërje të komisionit të reformës zgjedhore, ka deputetë që kanë 1 vit që kanë dorëzuar mandatet. Përbërja nuk përputhet me realitetin e gjendjes së sotme në Kuvend. Në parim, kryetari i Grupit Parlamentar të PS, pranoi se opozita është ajo që cakton ekipin e përfaqësuesve të saj në komisionin e reformës zgjedhore dhe ata nuk ndërhyjnë në këtë pikë.

Ne kemi propozuar ekipin, nesër që në mëngjes, do t’i drejtohemi me një kërkesë, kryetares së Kuvendit për të ndryshuar rendin e ditës, për të përfshirë në rend dite, edhe një projekt vendim sa i përket përbërjes së re të komisionit të reformës zgjedhore, Ne kemi vendosur të ndryshojmë përbërjen, edhe si mesazh që nuk e pranojmë dot, që për 1 vit e gjysmë, një nga çështjet më të rëndësishme për  yqytetarët, siç janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme, të lihen pa trajtuar. Kemi adrsuar duke krijuar, apo duke prezantuar një ekip të ri përfaqësimi, në komisionin e reformës zgjedhore”, theksoi ai.

Ora 16:22
'Kuvendi s'u shpreh', Flutura Açka reagon pasi iku nga Konferenca e Kryetarëve: Dy dado e vrasin fëmijën! S'doja që situata të bëhej qesharake

Deputetja e PD-së Flutura Açka përmes një reagimi në rrjete sociale ka bërë me dije se është larguar nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku Gazment Bardhi, u mori pjesë si kreu i grupit parlamentar të PD-së, për të mos e bërë situatën qesharake.

“Kuvendi NUK u shpreh dhe shpresoj të shprehet shpejt, sepse, siç edhe thashë në Konferencën e Kryetarëve, nga e cila u largova të mos e bëj qesharake situatën mes kolegëve të mi, me të cilët më shumë gjëra më bashkojnë se më ndajnë – “dy dado e vrasin fëmijën!”.

Do t’i lutesha medies të jetë korrekte me çdo lajm. Vetë nuk do të bëj kurrë lajme me sms, sepse fyej veten dhe medias së cilës (mund) t’ia çoj. Partia Demokratike nuk ndihmohet me kaos, por me distancë higjienike nga interesi personal i çdonjërit prej nesh, me përgjegjësinë politike të deleguar nga shqiptarët”, shkruan Açka.

Kujtojmë se sikundër raportuam edhe më herët gjatë ditës së sotme, në këtë mbledhje ishte ftuar edhe Gazment Bardhi edhe Flutura Açka, ndërsa Kuvendi ende nuk ka shprehur se cilin njeh si kryetar grupi.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Did: 20/09/2023 16:30

    Po pse ike moj zonje qe ja le vendin nje te paligjeshmi, pse nuk iku ai povti?

    Përgjigju
    • Une: 20/09/2023 16:59

      Acka nje femer mizerje oa vlera

    • agim: 20/09/2023 16:41

      o toc bardhi eshte i votuar per te qene kryetar grupi ,po kete tjetren kush e votoi ,kishte apo jo kuorum prej 19 deputetesh ?Kush eshte i paligjshmi ketu o mjeshter?

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur