ELBASAN - Është mbledhur ditën e sotme Task-Forca e energjisë elektrike për prefekturën e Elbasanit. Gjatë gjalës së tij, Prefekti i Elbasanit Arben Kamami tha se ulja e humbjeve në rrjet është objektivi kryesor, ndërsa shtoi se për muajin gusht, humbjet kanë qenë në masën 33%.
Kamami nënvizoi edhe rritjen e arkëtimeve nga ana e sektorit të energjisë, duke u shprehur se arkëtimet kanë arritur në vlerën 252 milionë lekë. Ai tha se për arkëtimet janë ngritur 35 grupe pune.
Gjithashtu gjatë analizëz së tij, prefekti i Elbasanit, nënvizoi faktin se janë realizuar 11 931 prerje të energjisë, vetëm për muajin gusht, ndërsa shtoi se janë 252 abonentë debitorë të energjisë elektrike.
Përmirësimi i sektorit të energjisë në vend si dhe rritja e të ardhurave u përshëndet sot edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale theksoi se në 6 muajt e parë të 2014 janë realizuar 45 milionë dollarë arkëtime.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com