Mbretëria e Bashkuar 'gumëzhin' pas 97 ditëve në kufizime të ashpra, londinezët mbushin baret dhe klubet e natës

Mbretëria e Bashkuar 'gumëzhin' pas 97 ditëve në kufizime të ashpra, londinezët mbushin baret dhe klubet e natës

Pas 97 ditësh në izolim total me hapjen e bareve dhe klubeve të natës të rinjtë londinezë nxituan që të festonin lirinë.  Pamjet e publikuara në mediat britanike tregojnë një realitet krejt tjetër, sikur pandemia të mos ekzistonte.

Rrugët ishin të mbushura plot, nga karrige dhe tavolina të vendosura në ambiente të jashtme për të dhënë shërbim për qytetarët.

Ndërkohë që imazhet e disa qytetarëve të cilët pritën mesnatën për të shijuar birrën e parë në liri u bënë virale. Qindra njerëz u mblodhën natën e kaluar jashtë klubeve të natës, pranë njëri-tjetrit pa maskë, për të pirë, për të kënduar dhe për të festuar lirimin e tyre.  Disa nga turmat krahasuan atmosferën festive në kryeqytetin britanik me festimet e “Ditës së Fitores” në Evropë.

Edhe stuhitë e dëborës në disa pjesë të vendit nuk i ndaluan britanikët e etur për liri të dyndën në pub-e dhe restorante për të festuar kthimin e disa prej lirive të tyre.

Dyqanet, parukierët, palestrat dhe kopshtet zoologjike ishin ndër bizneset e tjera që u rihapën në Angli, ndërsa urdhri i "qëndrimit në shtëpi" i Irlandës Veriore u hoq dhe disa rregulla u lehtësuan në Skoci dhe Uells.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët

CRIME STORY: Sabotimi i dytë i 21 janarit, publikohen dokumentet e panjohura të hetimit, krerët e policisë nuk zbatuan urdhrat e ndalimit për gardistët