Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Enea Mihaj mund të transferohet në La Liga të Spanjës, te Celta Vigo. Sipas asaj që shkruan ‘AS’, për futbollistin e Famalicaos ka interesim nga Celta Vigo.
Mihaj ka kontratë me skuadrën portugeze deri në qershor të këtij viti. Kujtojmë që lojtari shqiptar u transferua te skuadra nga Portugalia në vitin 2022 për 200 mijë euro nga PAOK, por tani vlera e tij është 3 milionë euro.
26-vjeçari Mihaj është titullari i padiskutueshëm te Famalicao, pasi ka luajtur 18 ndeshje këtë sezon. Ai, ka një kontratë me skuadrën aktuale deri me 30 qershor 2025.