Ish-kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka bërë sot sërish rekurs në Gjykatën e Lartë.
Edhe pse është në pritje të një vendimi të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit avokatët mbrojtës të Fredi Belerit krybashkiakut të zgjedhur të Himarës vijojnë betejën në Gjykatën e Lartë duke kërkuar rekurs të vendimit të prokurorisë së Vlorës që regjistroj procedimin ndaj tij.
Avokatët Belerit pretendojnë se Prokuroria e Vlorës dhe ajo e Posaçme kanë keqpërdorur çështjen e dëshmisë së penalitetit për të akuzuarin, i cili sipas tyre është i rehabilituar ndërsa në dëshminë e dorëzuar nga prokuroria ne gjykatë ai rezultonte i dënuar.
Më 14 qershor, pas një seance që zgjati gati 4 orë Gjykata e Apelit të Posaçëm deklaroi të mbyllur shqyrtimin gjyqsësor dhe do ta shpallë vendimin për çështjen e Fredi Belerit në datë 25 qershor ora 13:00. Bashkë me Belerin në gjyq është edhe bashkëpunëtori i tij, Pandeli Kokaveshi. Beleri dhe Kokaveshi kërkojnë pafajësi për akuzën për blerje votash pasi GJKKO e dënoi me 2 vite Belerin dhe 1 vit e gjashtë muaj burg Kokaveshin. Vendimi i Kokaveshit është i pezulluar me shërbim prove për tre vjet.
Fredi Beleri u arrestua më 12 maj në lokalin e tij, në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, teksa ofronte para për të vlerë 8 vota në shifrën e 40 mijë lekëve. Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga bashkëpunëtori i drejtësisë i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave.
Më 10 qershor Fredi Beleri, është zgjedhur eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
86.3%
-
Të gabuar
3.8%
-
S'më intereson
9.9%
Vota total: 637
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Një hall i madh e ka zënë kryeministrin grek', ish-shefi i Shërbimeve Sekrete, Koçollari: Beleri ka qenë agjent i grekëve
20 Korrik, 16:33
-
Minxhozi: Gara e Himarës dhe toksina e nacionalizmit politik antishqiptar
20 Korrik, 12:03
-
Merr fund ‘liria’ e Belerit, kthehet në qeli pas betimit si eurodeputet: Kam kërkuar lirinë me kusht! Gjikuria, më i përshtatshëm për Himarën sesa unë
20 Korrik, 10:36
-
Belerit nuk i bëhet të kthehet: Do ta sjell çështjen time në Gjykatën e Strasburgut! Në Parlamentin Europian kam prioritet vetëvendosjen në Shqipëri
19 Korrik, 20:58
-
Studio Live/ Beleri foli për nënën Greqi të Himarës, Anri Bala: Takimi Rama-Mitsotakis tregoi se është kapitull i mbyllur! Kikia: Ishte i mllefosur
19 Korrik, 17:50
-
Historiania Kocaqi: Beleri të shpallet ‘non grata’, plan për greqizimin e Himarës! Nëse refuzohet rezoluta për ligjin e luftës, t'i drejtohemi NATO-s
18 Korrik, 18:04
-
Fredi Belerit s’iu dha leje për tu betuar si kryebashkiak i Himarës, Avokatja e Popullit: Duhet të propozohen ndryshime në ligj
18 Korrik, 17:23
-
U pushua çështja, Gjykata e Lartë urdhëron rigjykimin e Florenc Çapjas në Gjykatën e Elbasanit për atentatin ndaj ish-efektivit Mema! Dyshohet se fshihet në Dubai
17 Korrik, 10:32
-
Fredi Beleri për median greke: Do përballoj dënimin deri në fund! Himara është vend i banuar nga grekë dhe shqiptarë
17 Korrik, 09:01
-
Afera 'Partizani'/ Gjykata e Lartë hedh poshtë kërkesën e Berishës dhe Malltezit për zëvendësim dhe revokim të masës së sigurisë
16 Korrik, 14:22
-
Konstituohet Parlamenti Europian, i pranishëm edhe Fredi Beleri! Roberta Metsola sërish presidente
16 Korrik, 08:52
-
Spahiu: Rama pazar me Greqinë, që lejoi Belerin nga burgu të udhëtoj jashtë
15 Korrik, 22:48