/ATSH/- Përfundoi sot punimet Konferenca e 10 e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësor, ku u morën disa vendime të rëndësishme.
Në përfundim të punimeve përfaqësuesit e Këshillave Gjyqësorë të shteteve anëtare të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësorë, miratuan një deklaratë të përbashkët.
"Konferenca e 10 e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësor i zhvilloi punimet e saj në Tiranë në datat 27 - 29 Maj 2015 ku theksi i së cilës ishte roli i këshilla gjyqësor në vendet anëtare, në mbrojtjen dhe forcimin e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit", thuhet në deklaratën e publikuar nga KLD.
Këshillat Gjyqësorë të vendeve anëtare duhet të kenë qëllim parësor të tyre, ruajtjen dhe garantimin e pavarësisë dhe përgjegjshmërisë, e cila do të reflektojë, sigurisht në forcimin e shtetit të së drejtës, jo vetëm në vendet përkatëse, por dhe në rajon, ashtu dhe duke krijuar, në vendet pjesëmarrëse unifikimin e standardeve dhe praktikave më të mira si për sa i përket etikës dhe në procesin disiplinor ndaj gjyqtareve dhe prokurorëve.
Konferenca e Rrjetit e mbajtur në Tiranë zgjodhi organet drejtuese të tij, Presidentin e rrjetit, bordin drejtues, zgjedhja e të cilave do të shërbejë në rritjen e dhe efikasitetit e funksionimit të këtij rrjeti në përmbushjen e vizionit dhe qëllimit për të cilin ky rrjet është krijuar. Sekretariati i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësor, do të këtë selinë në Hungari.
Pjesë e Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar i Këshillave Gjyqësor u bë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës i cili nënshkroi edhe Kartën e anëtarësisë në këtë organizëm.
Në përfundim u vendos që sekretariati i rrjetit të ketë një afat tre vjeçar nga 2 vjeçar ashtu si dhe konferenca e radhës e rrjetit do t'i zhvillojë punimet e saj në Romë, Itali./
/Shqiptarja.com