Italianët kanë votuar sot për zgjedhjet lokale ku kanë zgjedhur përfaqësuesit që do ti drejtojnë ata në 4 vitet e ardhshme. Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 të mëngjesit dhe qëndruan të hapura deri në 23:00. Gjithçka shkoi pa incidente ndërsa nesër pritet të dalin rezultatet e votimit.
Këto zgjedhje shihen si një test për kryeministrin italian Matteo Renzi.
Deri ne oren 19:00 mesohet se kane votuar 40% e italianeve.
Komisioni antimafia publikon listen me 16 kandidate te inkriminuar
Dy ditë para zgjedhjeve, komisioni antimafia në parlamentin italian, publikoi një listë me 16 kandidatë të cilët nuk duhet të ishin në garë, për shkak se dyshohen që kanë lidhje me krimin e organizuar.
Të 16 emrat e kundërshtuar janë nga Kampanja dhe Pulja, du rrajone qendër e dy prej organizatave kriminale më të mëdha në Itali respektivisht “Camorra” dhe “Sacra Corona Unita”. 11 prej të dyshuarve janë nga krahu i qendrës së djathtë, ndërsa 5 të qendrës së majtë të kryeminsitrit Renci, ku spikat emir i Vinçenco de Lukas, kandidatit për Kampanjën.
21 milionë italianë do të zgjedhin kryetarët e këshilleve të shtatë krahinave, Venetos, Ligurias, Toskanës, Umbrias, Marke, Kampanja dhe Pulja, ndërsa votohet edhe për rreth 1000 kryetarë bashkishë dhe komunash.
Pesë nga shtatë krahinat ku po votohet për keyretarët e këshilleve, Renci kërkon të rikonfirmojë njerëzit e vet të qendrës së majtë, megjithëse nuk ka pranuar se këto zgjedhje janë një test për të dhe qeverinë e tij.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com