Mbyllën shkollën nga frika e koronavirusit/ Ministria i hoqi licencën, shkolla private sfidon Shahinin: Nesër rifillojmë mësimin

TIRANË- Ministria e Arsimi i ka hequr licencën shkollës private "Udha e Shkronjave", pasi drejtuesit e kësaj të fundit vendosën ta mbyllin për dy javë si masë parandaluese ndaj koronavirusit. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini njofton se një vendim i tillë, pra për mbyllja e një shkolle jashtë planin, bëhet vetëm me urdhër nga Ministria, por drejtuesit e kësaj shkolle nuk kanë ndjekur këtë rrugë, e për pasojë do të ndiqen penalisht për përhapje të panikut. Sa i përket nxënësve, Shahini sqaroi se ato do të transferohen në një tjetër shkollë.

"Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën. Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë", njofton ministrja. 

Postimi i plotë i ministres Besa Shahini

Mbrëmjen e djeshme, në faqen zyrtare të shkollës u dha njoftimi se do të mbyllet për 2 javë (kohë kjo e cila mund të ndryshonte në varësi të situatës), si masë parandaluese nga koronavirusit. Duke theksuar se nuk kanë informacione të tjera, përveç atyre që janë dhënë në media, drejtori i kësaj shkolle, Artur Shkurti tha se ky vendim është marrë në konsultime me prindërit, si një formë parapërgatitje psikologjike për fëmijët në rast se do të evidentohen raste në Shqipëri.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:09
Ministria i hoqi licencën, shkolla private e sfidon dhe sulmon Besa Shahinin: Nesër rifillojmë mësimin

1582571396_UdhaeShkronjave.jpg

Shkolla private ne Tirane 'Udha e Shkronjave'

Shkolla “Udha e Shkronjave” sfidon Ministrinë e Arsimit, pasi i hoqi licencën pas vendimit për të mbyllur dyert ditën e sotme për shkak të firmës nga virusi kinez. Pak orë pasi ministria njoftoi se do i heqë licencën, shkolla “Udha e Shkronjave” lajmëron të gjithë fëmijët në Facebook se nesër do të rifillojë mësimin, ndërsa sulmon edhe dikasterin e Arsimit.

Njoftimi i shkollës "Udha e Shkronjave"
Për shkak të dhunimit tepër të rëndë të Ministrisë së Arsimit që, në debat për masat e arsyeshme në dobi të shëndetit të nxënësve, të marrë nga ana jonë në konsultim me prindërit, me 100% të prindërve, në përputhje me çfarë udhëzon OBSH-ja, përdor si mjet kërcënimin mbylljen e shkollës, jemi të detyruar të anulojmë vendimin tonë dhe nesër të fillojmë përsëri mësimin në shkollë. Zoti na ruajtë ne si komunitet i shkollës "Udha e shkronjave" (nxënës, prindër, mësues, staf ndihmës). Pasojat e veprimeve të Ministrisë së Arsimit me këtë që na bënë ne janë tepër të rënda për sistemin arsimor dhe për sigurinë e shëndetit të nxënësve dhe për transparencën. Ato rëndë do të ndikojnë psikologjinë e çdo drejtuesi dhe mësuesi, dhe jo vetëm në sistemin arsimor, duke ia mpirë atij trurin dhe duke e bërë një robot (vartës automatik) të Ministrisë së Arsimit dhe të qeverisë.

Midis shëndetit dhe antipanikut ministria zgjodhi fushatën antipanik, që është një fushatë kaq evazive dhe diabolike. Ne qartësisht zgjodhëm shëndetin. Deviza "siguria e para" nuk ka më kuptim. Tani do të kemi devizën "Ministria e para", "qeveria e para". Të kujdesesh për një shoqëri është një detyrë e vështirë dhe ka nevojë që secili të bëjë mirë punën e vet. Ne këtë ishim duke bërë. Asnjë ligj nuk shkelëm dhe Ministria rëndë abuzon me termin "mbyllje" se ne nuk e kemi mbyllur shkollën si institucion. Ne jemi të hapur dhe në aksion për ruajtjen e shëndetit dhe mësimit etj. Të kujdesesh për shëndetin do të thotë se je më shumë se hapur, se ke hapur sytë, veshët, zemrën, mendjen dhe i hapëm më shumë se të tjerët. Ata duan t'i kesh të mbyllur këto e të hapësh shkollën. Falenderojmë të gjithë që me komentet e tyre treguan një ndjeshmëri të madhe.

Ora 11:45
Fëmijët 'trima', s'i tremben koronavirusit: Sot mësimi ishte normal (VIDEO)

Report Tv ka qenë ditën e sotme në shkollën "Udha e Shkronjave", së cilës iu hoq licenca pasi mori vendim pa një urdhër nga ministria për t'u mbyllur për shkak të koronavirusit. Në godinë, ditën e sotme ka pasur punonjës, por kanë refuzuar të flasin për gazetarin Arsen Rusta. Ndërkohë, pranë kësaj shkollë private, është shkolla e Kuqe shtetërore, e cila ditën e sotme ka bijuar mësimin normalisht. Report Tv ka pyetur disa qytetarë, të cilët duket se nuk janë aspak të shqetësuar apo të frikësuar nga koronavirusi, ndonëse kjo ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit.

"Jetë normale, normale nuk kam asnjë shqetësim", tha një e moshuar. Nga ana tjetër, edhe një nxënës ka treguar se mësimi ka vijuar si të gjithë ditët e tjera dhe se fjalën "koronavirus" sot nuk e kishte dëgjuar. "Jo, çdo gjë ishte normale", tha nxënësi.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Papi: 24/02/2020 23:02

    Hahaaa ministrja heq licensen po gjykata per cfare eshte per te drejtuar qeverine?

    Përgjigju
  • Klodi: 24/02/2020 20:38

    Uroj qe shteti te veproj dhe mos ti lejoj te hapin e te mbyllin shkollat sipas deshires.Kudo shkollat i mbyll qeveria dhe jo pronari.Ne Itali shkollat jan mbyllur me urdher te qeverise.Duhet evituar paniku dhe pergjegjsit te denohen nga ligji

    Përgjigju
  • Loran shehu: 24/02/2020 18:16

    Ministre zgjepse na vje ktu na jep mend kjo koqevarja

    Përgjigju
  • Contagion: 24/02/2020 15:32

    We just need to make sure that nobody knows until everybody knows.-thote nje shprehje e filmit Contagion.

    Përgjigju
  • eri: 24/02/2020 11:59

    vetem shkolle nuk eshte

    Përgjigju
  • Doktori: 24/02/2020 11:30

    e mire ja bejne, edhe me virusin bejne politike. Jo vetem kaq por i dergoni leter te shpjegoj pasurine dhe vendosni shkollen me sekuestro. Boll me debilet qe parashikojne termete apo semundjet.

    Përgjigju
  • Qytetari: 24/02/2020 10:31

    Zgjidhje ekstreme, direkt te ndeshkimi. Po urdheroje shkollen te rifilloje mesimin dhe beji nje 'terheqje vemendjeje', se cfare faji kane mesuesit per nje vendim paniku te drejtorit / pronarit. Direkt te ndeshkimi ekstrem. pffff

    Përgjigju
    • Drejtori debil: 24/02/2020 12:03

      Jo po tani tu themi me fal.. mesusit kalamaqer jane? Mire drejtori debil Po mesusit pse nuk kanne reaguar?

    • A.n.: 24/02/2020 11:05

      Na e ka zili edhe zvicra per ndeshkimet ekzemplare. Jemi shtet, ska dengla.

  • Arbëri: 24/02/2020 10:17

    Burg për këtë idiotsi, kan marr këshilla nga salja dhe likja...!

    Përgjigju
  • WTF: 24/02/2020 10:12

    Keshtu eshte kur katunaret e PD-se behen "biznesmen", kujtojne se paraja te ben te paprekshem. Kapini e futini ne burg keta krimba!

    Përgjigju
  • Vlora: 24/02/2020 10:12

    Bravo, respekte për Ministrinë e Arsimit më lidhje me rastin në fjalë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja