Frikë nga koronavirusi, mbyllet për dy javë shkolla private në Tiranë

Frikë nga koronavirusi, mbyllet për dy javë shkolla private në Tiranë

TIRANË- Një shkollë private ka njoftuar se do të mbyllet për një periudhë dy javore. Bëhet fjalë për shkollen "Udha e Shkronjave".

Ky vendim, sipas drejtorit Artur Shkurti vjen si një masë parandaluese dhe si një fazë parapërgatitore psikologjike për fëmijët në rast se do të evidentohen raste me koronavirus, teksa bëjnë me dije se mësimi do të zhvillohet online. 

Ata theksojnë se nuk kanë asnjë informacion tjetër përtej asaj që është publikuar në media nga institucionet përkatëse dhe se vendimi është marrë në bashkëpunim me prindërit.  

"Drejtoria e shkollës "Udha e shkronjave", pas zhvillimeve të fundit të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit në Itali dhe pas një konsultimi të ideve të ndryshme të prindërve (secili mori një formular me pyetje), por edhe të specialistëve, vendosi të mbyllë shkollën për një afat dyjavor. (Ky afat mund të shkurtohet ose të zgjatet, sipas situatës.) 

Kjo periudhë do t'u shërbejë prindërve për të marrë në konsideratë sa më parë masat pjesore ose tërësore të vetëizolimit dhe për të bërë vetëkarantinën për fëmijët e tyre dhe për të qenë përgatitur psikologjikisht në rast të shpërthimit të epidemisë së koronavirusit. 

Ky vendim nuk duhet parë si reflektim i ndonjë informacioni konfidencial, por si pjesë e dyshimit tonë. Do të thotë që ne nuk kemi informacione më shumë se sa jepen në publik dhe sa dini ju, por marrim masa të natyrshme që prindërit të kenë kohë të marrin masa edhe më të forta në rast se është e nevojshme. 

Mësimet do të vijojnë normalisht ONLINE në forumet tona dhe që është një praktikë tashmë e provuar si e suksesshme. Orari i nisjes së mësimit online do të jetë 9:00 dhe do të përfundojë në orën 15:00, sipas orarit që ka secila klasë.  

Urojmë gjithashtu që kjo masë t'ju shërbejë të gjithëve të marrin masa për njerëzit e tyre të afërm dhe mësuesit dhe stafi ndihmës të kenë kohë gjithashtu të kujdesen për familjet e tyre. 

Duke shfrytëzuar prindërit që kemi mjekë dhe farmacistë, mund të na drejtoheni për pyetje ose këshilla të ndryshme.  Shpresojmë që do të ndërtojmë një grup mjaft ndihmues për këdo që është në komunitetin e shkollës. Nga ana jonë përgjegjës për situatën, përveç drejtorisë, Artur Shkurti & Mirela Shkurti, do të jetë Fatos Xhemali, me përvoja me shumë vlerë me Kryqin e Kuq. Po ashtu edhe mësuesja e edukimit fizik Bardha Kordhoni", njofton shkolla.

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zen: 24/02/2020 08:49

    T ka heqe licencen ministria. Kokerr gomari. Hap panik dhe mbyll shkollen.

    Përgjigju
  • Pipulli: 24/02/2020 08:40

    Po ky drejtori shkollës si i bie që nuk pyet as për shtet dhe as për Ministri shëndetësie!? Futeni në burg legenin për përhapje paniku.

    Përgjigju
  • lavdosh: 24/02/2020 03:52

    Cfare jane keto idiotlliqe ne Shqiperi. Shqiperia nuk ka asnje rast me COVID-19, por budallenjte bejne politike dhe reagojne si injorante qe jane. Po i bejne deme te madh vetes dhe u ngrijne mendjen njerezve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë

Gili dhe Redoni tërhiqen nga gara, Egli në lot, ja si reaguan banorët e tjerë