Mbyllen universitetet, si do
transferohen 6 mijë studentë 

Mbyllen universitetet, si do<br />transferohen 6 mijë studentë 
TIRANE - Gjashte mije studentë që ndiqnin studimet e larta në universitete publike dhe private për të cilat qeveria urdhëroi mbylljen, nuk do të preken nga kjo “tronditje” në sistemin arsimor, po do të sistemohen në universitete të tjera.  
 
Ishte ky një nga sqarimet që erdhi nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, në një takim të posacëm me drejtuesit e universiteteve që do të pezullohen dhe që do të vazhdojnë aktivitetin me kushte deri ne permiresimin e kritereve ligjore.
 
I gjithë procesi i tranferimit të studentëve do të drejtohet nga Ministria e Arsimit, ndërsa Nikolla, nënvizoi se në muajin Shtator ministria do të ngrejë një komision të posaçëm, që do shqyrtojë dhe më pas sistemojë çdo student në universitete të tjera publike dhe private, gjithmonë duke u bazuar te kreditet që ata kanë marrë.
 
Ministrja Nikolla, edhe njëherë ripërsëriti se afati i pezullimit pwr universitetet është 2-vjeçar, por nëse plotësohen kriteret atëherë mund t’i rikthehen aktivitetit. Drejtuesit e 13 universiteteve që janë pezulluar, në takimin me ministren e Arsimit u shprehën se ata mbështesin këtë nismë, por presin edhe asistencë të vazhdueshme, për hapat e mëtejshëm. Megjithatë në këtë takim në vijin të procesit për të pasur bashkëpunim sa më të afërt, me universitetet, zonja Nikolla tha përsëri se kjo ishte etapa e parë e reformës, pasi në shtator do të mbyllen universitete të tjera, pas vlerësimit që do i bëhet mësimdhënies.

Nikolla: Plan konkret per studentet, asnje nuk do te humbe shkollen 
Ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla tha se institucioni që ajo drejton ka një plan konkret për studentët që me mbylljen e universiteteve që nuk përmbushin kriteret ligjore, nga shtatori nuk do të lenë ku mund të shkojnë. Pavarësisht se detajet e këtij plani do të bëhen publike së shpejti, ministrja Nikolla garantoi se të gjithë studentët do të vijojnë shkollën në institucione të tjera të arsimit të lartë në vend, 

“Masa për të menaxhuar gjithë këtë situatë emergjencë për vijueshmërinë e studentëve të atyre Universiteteve që ju hiqet licenca, kemi plan konkret që t’i sistemojmë në institucionet e arsimit të lartë. Do informojmë në ditët në vijim për hapat konkretë. Ky proces ka filluar që në muajin Tetor, raport dhe vlerësim i drejtë për kriteret e ligjshmërisë”, u shpreh ministrja.  

Studentët që kanë përfunduar në universitetet që do të mbyllen nuk duhet të frikësohen pasi heqja e licencave nuk ka fuqi prapaveprues. Pra ata që kanë diplomë të këtyre Universiteteve do vijojnë ta mbajnë pasi do vijojë të njihet normalisht. 

Janë plot 38 universitete publike dhe private, nga të cilat: 23 mbyllen (nga këto: 18 private dhe 7 publike) për shkak se nuk plotësojnë kriteret ligjore, 13 të tjera pezullohen deri në një vendim të dytë. U propozua per mbyllje Akademia e arteve Shkodër dhe 6 filiale të universitetit publik nëpër rrethe.

Kjo “tronditje” për Arsimin e lartë në vend, u bë publike dje, gjatë prezantimit të Raportit për Kriteret Ligjore të Universiteteve Private dhe Publike. Prezantimi i raportit dje, nga Rama e Nikolla

Raporti vlerësoi se vetëm 13 universitete në vend rezultojnë në nivel të mjaftueshëm për të vijuar aktivitetin e tyre, por edhe këta do të monitorohen nga Ministria e Arsimit për plotësimin e disa kushteve dhe rekomandimeve deri në arritjen e përmirësimit të kritereve ligjore të tyre.  

Propozimi për heqje licence

PRIVATE
SHLUP "Vitrina"
SHLUJ "Universiteti Kristal"
SHLUJ "Justiniani I"
Akademia e Ndertimit, Tiranë
SHLP "Universiteti Elite"
IPAL "Shkolla e Lartë "Illyria"
Akademia e Studimeve te Aplikuara, Durrës
SHLP "Universiteti Planetar i Tiranës"
Akademia Pedagogjike, Tiranë
IALP "Shkolla e Lartë "Nëna Mbretëreshë Geraldinë"
IPAL "Kolegji profesional i sporteve, Fier"
Kolegj profesional "Argent", Shkodër
IALP "Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës"
Shkolla e Lartë Private e Edukimit
Kolegjet Profesionale, private "Medicom"
IP "Shkolla e Lartë Ndërkombëtare e Tiranës"
SHPAL "Gjon Buzuku", Shkodër
SHLUJ "Medikadent"

PUBLIKE:
Akademia e Arteve Shkoder
Filiali Kukes UT
Filiali Sarande UT
Filiali Peshkopi UAMD
Filiali Pogradec UK
Filiali Lushnje UBT
Filiali Gjirokaster UST

Pezullim i pjesshem apo i plote i aktivitetit:
Universiteti "Aldent"
SHLP "Hëna e plotë" (Bedër)
Kolegji Profesional privat "New Generation"
SHLP "Logos"
SHLUP "Instituti Kanadez i Teknologjisë"
Kolegji Profesional "Ivoclar Vivadent &Partners"
ShLAP "Pavarësia" Vlorë
Akademia Profesionale  e Biznesit
IPAL "ISSAT"
ShLUJ "Sevasti dhe Parashqevi Qiriazi"
SHLUJ "Justicia"
SHLUP "Wisdom University"
Universiteti privat "Albanian University" (Ish UFO)

Vijim i aktivitetit me kushte, apo rekomandime për përmirësim të kritereve:
Universiteti "Polis"
Universiteti katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
SHLUJ "Marubi"
Universiteti "Epoka"
IPAL "Shkolla e Lartë "Nehemia"
Universiteti Europian i Tiranës
SHLUJ "Universiteti i New Yorkut, Tiranë"
SHLUJ "Luarasi"
Akademia e studimeve të aplikuara "Reald"
"Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë"
SHLP "Tirana Business University"
SHPAL "Universiteti Metropolitan Tirana"
SHLUJ "Universiteti "Marin Barleti" 

Prezantimi i Kontrollit të Ministrisë së Arsimit që ka të bëjë me zbatueshmërinë e ligjit aktual, në muajin Dhjetor do të pasohet nga akreditimi i cili ka të bëj me cilësinë, dhe që do të kryhet nga një kompani private angleze.

NIKOLLA ME DREJTUESIT E UNIVERSITETEVE TE PEZULLUARA DHE ATYRE ME "KUSHTE"

ministria nikolla


"Universitetet e pezulluara kane deri ne dy vjet kohe per te plotesuar kriteret, universitetet me kushte do te jene ne monitorim te rrepte"
Të gjitha universitetet, aktiviteti i të cilëve është pezulluar për shkak të mos përmbushjes së kritereve ligjore, do të kenë deri në dy vjet afat për të plotësuar standardet. Ndërsa 13 universitetet që do të vijojnë aktivitetin e tyre, por me kusht përmirësimin e kritereve ligjore, do të jenë në monitorim të rreptë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit për plotësimin e kushteve të përcaktuara nga ky institucion.
 
Në një takim me drejtues të këtyre universiteteve, ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla, shprehu gadishmërinë për ta çuar deri në fund reformën në arsimin e lartë, duke deklaruar se të gjithë universitetet do të vihen në peshore “të gjithë të barabartë para ligjit”.

“Do të jeni po aq fortë të monitoruar nga inspektimi hap pas hapi, dua t’iu përgëzoj edhe për komunikimin dinjitoz...të ndërtojmë një komunikim të ri që është me rëndësi për hartimin e nevojshme të reformës në arsimin e lartë. Ka shumë skepticizëm në këtë vend për shkaqe të jo mirë administrimit të sektorit në vite dhe lojrave të politikës, për shkaqe që të vërtetat s’janë bërë transparente. Unë jam e vendosur t’i shkoj në fund procesit të plotë të reformimt duke respektuar ligjin dhe vetëm ligjin. Do të keni mbështetjen drejt transparencës dhe rrugës suaj të përmirësimit, pa bërë kompromise me respektin ndaj ligjit”, u shpreh ministrja Nikolla.

Ministrja e ka vlerësuar këtë proces, “vetëm hapin e parë të reformës në arsim”.  “Ne hoqëm pjesët e kalbura të universiteteve”, tha ministrja Nikolla.
 
Ndërsa u kujdes të theksojë, se institucionet e arsimit të lartë, për Minsitrinë nuk janë biznes, Nikolla iu drejtua krerëve të universiteteve që janë pezulluar, se është në dorën e tyre për të përshpejtuar rikthimin e tyre për studentët.
 
“Pezullimi është deri në dy vjet. Varet nga ju marrja e masave për ta bërë kohën më të shkurtër, apo për të mos marrë fare detyrën për të vijuar. Është e gjitha në varësinë e punës suaj”, tha Nikolla.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Ish-drejtuesi i lartë i 'OpenAI': Kompania nuk ka përparësi sigurinë! Prodhimi i pajisjeve më të zgjuara se njeriu, përpjekje e rrezikshme

Ish-drejtuesi i lartë i 'OpenAI': Kompania nuk ka përparësi sigurinë! Prodhimi i pajisjeve më të zgjuara se njeriu, përpjekje e rrezikshme