TIRANË- Sot ka përfunduar afati që kanë pasur të gjithë subjektet dhe individët për të paraqitur ankesat e tyre në lidhje me faktin që nuk kanë përfituar pagën e luftës që është pjesë e paketës së parë.
Aplikimet për pagën e luftës kanë përfunduar më 18 prill, ku numri i refuzimeve që u bë ishte mbi 60 mijë, për shumë arsye të ndryshme, ku kryesore ishte fakti që shumë nga aplikimet ishin bërë nga biznese të mëdha. Por një arsye tjetër që ka sjell shumë refuzime është edhe regjistrimet e ndryshme të bizneseve në Tatime dhe në QKB. Pra në tatime mund të rezultojë si biznes IT, dyqan rrobash apo një aktivitet tjetër, ndërsa në QKB- rezulton si bar-kafe, restorant etj.
Për këtë situatë që solli shumë refuzime, Drejtoria e Tatimeve bëri thirrje që të saktësojnë kodet dhe llojin e biznesit që ushtrojnë. Një ngërç i tillë ka shkaktuar radhë pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, nga ana e subjekteve që kanë shkuar për të ndryshuar kodin e aktivitetit.
“Për çfarë keni ardhur?
Kam ardhur për të ndryshuar kodin e biznesit. Më thanë po që u rregullua por nuk e di tani.
Kishit orë që prisnit?
Po kisha 6 orë.
Kishit ardhur ditë tjetër?
Po isha tek tatimet tek 21 dhjetori, isha tek bashkia, erdhi gruaja në magjes këtu sepse ajo e ka biznesin, qëndroi dy orë pastaj erdha unë kam 6 orë këtu. Më thanë mbarove punë dhe tashmë punë ka ekonomisti. Domethënë duke qenë 17 vjet biznes me licencë me tatime dhe taksa e të gjitha, dhe tani nuk dal fare në sistem, mbi të gjitha mua nuk më lënë as të hap dyqanin sepse duhet një vendim që ta afishosh aty që të hapësh biznesin, por mua nuk më del në sistem”, u shpreh një qytetar.
Refuzime ka pasur edhe për shkak se aplikimet kanë qenë të pasakta, nuk kanë qenë biznese të mbyllura me vendim qeverie, ka pasur edhe refuzime për të dy-punësuarit të cilët do të marrin vetëm një pagë.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
30.1%
-
Jo
63.5%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 584
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kush u pagua vjet me rrogë mbi 100 mijë lekë do të deklarojë të ardhurat brenda 31 marsit 2025! Tatimet për Report TV: DIVA ‘mjet’ për kontrollin e pasurisë
2 Janar, 17:00
-
Profesionet e lira/ Tatimet: Rimbursuam 6,1 mln € të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit
27 Dhjetor 2024, 19:10
-
Plan 5 vjeçar për luftën ndaj informalitetit! Tatimet: Goditje punës së zezë dhe pagave të nëndeklaruara
27 Dhjetor 2024, 15:40
-
Informaliteti i pagave, Tatimet aksion në 1197 biznese në të gjithë vendin: 936 i korrigjuan, 6,1 mln lekë gjoba të vendosura, kontrollet do vijojnë!
26 Dhjetor 2024, 20:35
-
Pastruan 11 mln euro përmes kompanive fiktive, i sillnin nga parajsat fiskale, Gjykata cakton 'arrest në burg' për Darin Gezdarin dhe 'arrest shtëpie' Arlinda Markut
23 Dhjetor 2024, 09:48
-
Pjesa e TRETË/ Tashmë dhe Tatimet në lëvizje për aferën 'Deco 2000' të familjarëve të Albana Vokshit
22 Dhjetor 2024, 21:09
-
Profesionistët e lirë/ Tatimet: Mbi 7 mijë profesionistëve iu rikthyen 6 mln euro! Çelmeta: 600 prej tyre nuk kanë deklaruar llogaritë
20 Dhjetor 2024, 17:59
-
Hetimi Tatimor zbardh se si zbuloi skemën e pastrimit të 11 mln eurove me kompani guackë deri në Kanada: Njoftuam Prokurorinë!
20 Dhjetor 2024, 12:19
-
Hyn në fuqi vendimi i Qeverisë, nga sot çdo shërbim që merrej pranë QKB tani tek 'e-Albania'
11 Dhjetor 2024, 12:57
-
Pr.ligji i ri, Autoriteti i Konkurrencës do të hetojë garat fiktive dhe marrëveshjen e fshehtë mes kompanive për të fituar tendera
6 Dhjetor 2024, 21:53
-
Mosdeklarimi i pagave, Tatimet do nisin kontrollin në 7000 bizneset me risk: Bëjini tani deklarimet, që të përjashtoheni nga kontrolli tatimor!
3 Dhjetor 2024, 21:03
-
Qindra portale 'fantazmë' në Shqipëri, Braçe: Dezinformojnë! Duhet një regjistër me çdo të dhënë të tyre
6 Nëntor 2024, 15:29