Një film që i ka rezistuar kohës, një premierë e veçantë dhe një natë çmimesh. Kështu u mbyll edicioni i 24-t i "Tirana International Film Festival".
Mbrëmja nisi me një rikthim te filmat e fëmijërisë sonë. “Mimoza Llastica”, filmi i Xhanfise Kekos i vitit 1973, u shfaq në një version të restauruar në 4K, 53 vite pas premierës së tij.
“Ka disa filma që nuk ikin nga koha kurrë. Një nga këta është dhe ky.”, tha Eljan Tanini, drejtpr i Arkivit Qendror Shtetwror tw Filmit.
Restaurimi u realizua në Romë nga “Augustus Color”, mbi bazën e materialeve origjinale të ruajtura në Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit. Një proces që ruan gjurmët e filmit origjinal, por i jep atij një jetë të re në ekran.
Pas këtij rikthimi qëndron edhe një histori personale. Restaurimi u bë i mundur falë mbështetjes financiare të Teuta Doçit, një prej aktoreve të filmit, e para që iu bashkua nismës “Adopto një film për restaurim”.
“Pse të mos e bëj restaurimin e një filmi ku unë kam qenë pjesëmarrëse para 53 vitesh? Ishte një ndjesi e çuditshme, një emocion që rrallëherë kam provuar.”, tha ajo.
Mbrëmja vijoi me muzikën ikonike të filmit, të interpretuar ‘live’ nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura, ndërsa pamjet e “Mimoza Llastica” dhe të kohës së xhirimeve u shfaqën si një homazh për Xhanfise Kekon, regjisoren që për 13 vite krijoi një univers të veçantë për fëmijët.
Nata e fundit solli edhe ndarjen e çmimeve, me filma nga vende të ndryshme të botës që u vlerësuan për regjinë, dokumentarin, animacionin, filmin eksperimental dhe kategoritë e shkurtra.
Çmimi për filmin e gjatë “PerspecTIFF” shkoi për “Epsh”(Lust) dhe Ralitza Petrova.
“Ky film vjen nga diçka shumë personale. Ai lindi nga një mungesë që ka qenë pjesë e jetës sime për aq kohë sa mbaj mend. Nuk është vetëm një histori me të cilën mund të identifikohem; e shoh si një histori kolektive të shumë grave dhe vajzave që rriten me këtë mungesë dhe mësojnë ta përballojnë atë.”, tha regjisorja Petrova nw njw video-mesazh.
Çmimi “Regjisori më i mirë” (Best Director) shkoi për Eimi Imanishi për “Hija e nomadit” (Nomad Shadoë), ndërsa me “Dokumentari më i mirë” (Best Documentary) u vlerësua “Me rërën në sytë tanë” (Ëith Sand in Our Eyes), me regji të Kiki Ho.
Në kategorinë e animacionit u vlerësua “Njëherë në një trup” (Once in a Body) i María Cristina Pérez, ndërsa “Anatomia e një portreti” (Anatomy of a Portrait), me regji të Juan Felipe León, mori çmimin për dokumentarin e shkurtër më të mirë.
Mes fituesve të tjerë ishin edhe “Shkretëtirë, Ajo” (Desert, She) për filmin më të mirë të shkurtër ballkanik, “engjëll777” (angel777) si filmi më i mirë i shkurtër shqiptar dhe “Zëra të heshtur” (Silent Voices) si filmi më i mirë studentor.
Por një prej momenteve kryesore të mbrëmjes ishte dhënia e çmimit “Flesh Impact” me regji të Maggie Gyllenhaal, për filmin më të mirë të shkurtër. Filmi u shpall si filmi më i mirë i shkurtër (Best Short Film), çmim që i jep TIFF-it, si festival kualifikues për Academy Aëards, mundësinë që vepra të jetë propozimi i festivalit për garën e çmimeve Oscar.
“Faleminderit shumë. Do të doja të isha atje. Edhe Ellyn dhe Dakota janë shumë të kënaqura. Gëzuar ditëlindjen Marylin Monroe. Pa të ky film nuk do të kishte qenë i mundur.”, tha regjisorja Gyllenhaal.
“Flesh Impact”, që sjell në ekran një Marilyn Monroe imagjinare në moshën 100-vjeçare, pati premierën e tij botërore në Festivalin e Venecias (jashtë konkurrimit) dhe menjëherë më pas u shfaq në TIFF dhe Tiranë. Në të interpretojnë aktoret Elly Burstyn dhe Dakota Johnson.










Komente
Komento