Mbyllet sot viti shkollor, i pari thuajse i tërë nën masat anti COVID! Nxënësit rikthehen në klasa më 13 shtator
Foto nga një shkollë në Tiranë
Teksa maturantët do të jenë në proces provimesh, viti shkollor 2020-2021 mbyll sot 'siparin' dhe mijëra nxënës nuk do të kthehen më në klasa deri në vjeshtë.
Ndërkohë, provimet kombëtare për arsimin bazë do të zhvillohen deri në datën 30 qershor.
Ky vit shkollor ishte i pazakontë, për shkak të pandemisë së COVID, ku mësimi u zhvillua kryesisht online, ndërsa nuk dihet ende se si do të vijojë procesi i mësimdhënies për sezonin e ri shkollor.
Ndërkohë që nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe gjimnazet do të nisin vitin e ri shkollor më 13 shtator.
Kjo u bë e ditur nga Ministria e Arsimit para disa ditësh, e cila në publikimin e strukturës së vitit shkollor 2021-2022 për sistemin arsimor parauniversitar, njoftoi se viti i ardhshëm shkollor do të përfundojë më 8 qershor 2022.
Me virusin corona ende në qarkullim, për nxënësit, mësuesit dhe prindërit mësimi ka qenë përballje me një realitet të pazakontë. Sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit, më shumë se 480 mijë nxënës në ciklin 9-të vjeçar dhe atë të mesëm mbyllën një vit shkollor që shpresojnë të mos rikthehet më. Mësimi ishte thuajse online, edhe pse u zgjodh që të bëhej i alternuar përmes skenarëve të ndryshëm.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
11.2%
-
Të gabuar
84.1%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 4541
Lajme të tjera
-
Trajnimi i mësuesve për metodat efektive të mësimdhënies nis edhe në Tiranë
9 Prill, 12:25
-
Korçë/ 1700 mësues të arsimit fillor do i nënshtrohen trajnimit për metodat efektive të mësimdhënies, pajisen me certifikatë
30 Mars, 14:33
-
Nis trajnimi i 4 mijë mësuesve në gjithë vendin, Rama: Efektiv për aftësitë dixhitale dhe metodat e mësimdhënies
27 Mars, 08:31
-
‘Shtëpi e Re’ për studentët e inxhinierisë dhe arkitekturës, godinat e reja të UPT me laboratorë e bibilioteka
25 Mars, 15:37
-
Bojkotuan mësimin, Drejtoria Arsimore Dibër: Nxënësit e Kllobçishtit duhet të mësojnë në shkollën e re!
13 Mars, 15:47
-
Zgjedhjet në Universitete, ministria e Arsimit shpall datën
13 Mars, 15:35
-
Miratohet statusi i veçantë, Ministrja e Arsimit: Buxhet i dedikuar për shkollat me drejtim artistik dhe sportiv
13 Mars, 12:36
-
Nis konkursi Kombëtar për Gjuhën Shqipe, pjesëmarrës mbi 11 mijë nxënës të klasave të 9-ta
12 Mars, 10:08
-
Ndryshime në qeveri, lirohet nga detyra zv.ministrja e Arsimit dhe Sportit, Albana Tole
21 Shkurt, 18:10
-
Sot Dita ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, ministria e Arsimit: Më 12 mars fillon konkursi kombëtar për Gjuhën Shqipe
21 Shkurt, 10:19
-
Shkëmbim studentësh Shqipëri – Kosovë, ministrja e Arsimit: 30 bursa në vit! Bashkëpunim edhe për kërkimet shkencore
7 Shkurt, 12:31
-
Sindikata e Mësuesve: Paga 950 euro show, nuk na mjafton! Trajnimi nuk i përfshin të gjithë mësuesit
1 Shkurt, 14:05