Mbyllet takimi, Rama: Dështoi
tryeza, s'e bindëm dot PD-nëVIDEO/Rama - Basha në një tryezë për herë të I

Mbyllet takimi, Rama: Dështoi<br />tryeza, s'e bindëm dot PD-nëVIDEO/Rama - Basha në një tryezë për herë të I
Përfundon pa konsensus takimi mes Edi Ramës e Lulzim Bashës për reformën në drejtësi. Mbi tre orë bisedime në Pallatin e Kongreseve nuk kanë shërbyer për të dhënë një verdikt pozitiv gjë që do të mundësonte miratimin pa humbur kohë në Kuvend të draftit të reformës në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama tha në mbyllje të takimit se mazhoranca nuk e bindi dot PD-në që të jepte mbështetjen e saj për draftin e ekspertëve. Pavarësisht se tryeza dështoi, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se drafti i reformës do të niset direkt për tu votuar në Kuvend. Por edhe këtu hasi në rezistencën e demokratëve, pasi kreu i opozitës Basha paralajmëroi se çdo draft i padakordësuar në Kuvend do të rrëzohet. Sipas Bashës, nëse ndiqet kjo rrugë, atëherë është mazhoranca ajo që po përpiqet ta shtyjë miratimin e reformës në drejtësi. 

Ajo që u mësua gjithashtu nga ky takim është se zyrtarisht Partia Demokratike ka braktisur kushtin e saj të panegociueshëm deri pak ditë më parë, atë të votimit me shumicë të cilësuar të anëtarëve të drejtësisë, për formulën e vendeve të rezervuara në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë si dhe thjeshtimin e arkitekturës së sistemit.

Në këtë takim, i pari kokë më kokë mes Ramës e Bashës, kryeministri shoqërohej nga kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj si dhe kreu i grupit parlamentar i LSI, Petrit Vasili.

Nga ana tjetër, shefi i opozitës, Lulzim Basha, shoqërohej nga kryetari i grupit parlamentar Edi Paloka si dhe nënkryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Oerd Bylykbashi.

Nga kjo tryezë e nivelit të lartë pritej një adresim përfundimtar lidhur me fatet e reformës në drejtësi, gjë që nuk ndodhi dhe palët janë pozicionuar në fazën fillestare. Ndërkohë, ditët e fundit, faktori ndërkombëtar ka shtuar presionin ndaj klasës politike shqiptare, duke insistuar për miratimin në kohë të reformës në drejtësi.

Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland zhvilloi biseda telefonike me kreun e opozitës Basha dhe ish kryeministrin Berisha, duke dhënë qartë mesazhin se miratimi i reformës në drejtësi është domosdoshmëri.

Edhe shefja e diplomacisë në Bashkimin Europian, Frederica Mogherini u shpreh një ditë më parë se takimi Rama-Basha duhet të jetë hapi final për miratimin e reformës në mënyrë që të përshpejtohet procesi i integrimit europian. 

Ora 20:00 Rama: S'e bindëm dot PD, tryeza dështoi
Duke njoftuar dështimin e tryezës trepalëshe shefi i mazhorancës, Edi Rama, tha se është opozita ajo që nuk do reformën në drejtësi. Megjithëse takimi nuk prodhoi konsensus, Rama paralajmëroi dërgimin e draftit menjëherë në Kuvend, pavarësisht qëndrimit që do të mbajë Partia Demokratike me votat e saj. "Nuk arritëm ta bindim Partinë Demokratike për të votuar së bashku draftin e shkruar bashkërisht nga partnerët strategjikë, të reformës në drejtësi. Por më vjen shumë mirë t'ju them sot të gjithë shqiptarëve se i bëra të gjitha përpjekjet e mundshme, i bëmë të gjitha përpjekjet e mundshme për t'iu dhënë kundërshtarëve politikë një mundësi reale, pa cenuar përmbajtjen thelbësore të kësaj reforme. Drafti që kishim në tryezën e diskutimit ishte ai i diskutuar në komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi, i shoqëruar nga disa plan pikash nga ekspertë amerikanë e europianë, për të afruar palët", u shpreh Rama.

Kryeministri shprehu habinë për refuzimin e ofertës së mazhorancës nga opozita lidhur me formulën e votimit të anëtarëve të drejtësisë. Sipas tij, pretendimet e PD për vendet e rezervuara në KLGJ e KLP, synojnë zvarritjen e reformës. "2/3 që janë kërkuar pa pushim nga PD pas leximit të parë të raportit të Venecias, për habinë e shumë kujt ndoshta, por jo timen, PD e refuzoi këtë ofertë që e barazon shumicën e opozitën në përzierjen me votë të kandidatëve për pozicione të caktuara në sistemin gjyqësor. Që ditën e parë kam qenë jashtëzakonisht më i duruar se asnjëherë tjetër. Të njëjtën gjë ka bërë edhe aleati ynë në qeveri. Nuk kemi dashur që t'i lëmë shteg PD-së për asnjë lloj justifikimi, as në sytë e shqiptarëve as në sytë e komunitetit ndërkombëtar. PD s'ka lënë gurë pa luajtur, marifet pa përdorur, justifikim pa nxjerrë për ta zvarritur këtë reformë dhe për të ndryshuar thelbin e saj", tha Rama. 

Pavarësisht se tryeza dështoi, kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se drafti i reformës do të niset direkt për tu votuar në Kuvend. "Asnjë përkeqësim nuk mund ta lejojmë dhe asnjë sekondë tjetër nuk do të presim. Pas këtij takimi reforma do të niset drejt e në sallën e Parlamentit", u shpreh Rama. Ai theksoi se reforma në drejtësi do të sjellë një sistem funksional e të pakorruptuar. Ngrehina aktuale, theksoi Rama, do të shembet përtokë. "Duam që çdo prokuror dhe gjykatës që do të dojë të vazhdojë të punojë në sistem të kalojë në një sitë të imët të kontrollit të pasurisë, cilësisë së karrierës së deritanishme, të aftësisë profesionale dhe morale për të përballuar detyrën. I gjithë ky proces radiografimi personal, person për person, të bëhet nën monitorim ndërkombëtar. Kjo reformë, ky draft e garanton këtë. Ne duam që ngrehina aktuale e sistemit të drejtësisë duke filluar nga KLD të shembet përtokë dhe të ndërtohet një ngrehinë e re banorët e së cilës nga i pari tek i fundit do të hynë brenda saj në pozicionet përkatëse pasi të kenë dalë pa asnjë njollë në radiografinë profesionale dhe të jenë përzgjedhur në një rrugë që politika nuk e bllokon dot. Kjo reformë e garanton këtë sepse krijon mekanizma zhbllokues të vetë sistemit në rast të çdo bllokimi politik", tha ai. 

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama pas takimit të zhvilluar me Bashën




Ora 20:25 Basha: Draftin pa konsensus, e rrëzojmë në Kuvend
Kreu i PD, Lulzim Basha, nga ana tjetër, fajësoi mazhorancën për mungesën e konsensusit për reformën në drejtësi. Basha u shpreh pas takimit se shumica nuk kishte argumente për propozimet e opozitës lidhur me formulën e vendeve të rezervuara në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
 
"Me siguri Kryeministri është shprehur para jush se është PD ajo që pengon reformën në drejtësi. Është PD ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Sot detajuam propozimin tonë bazuar për rrugëzgjidhjen që dha Komisioni i Venecias për vendet e rezervuara si pika e vetme që ndan pozicionet mes palëve. Kryeministri nuk pati asnjë argument thelbësor për këtë propozim të sanksionuar nga Venecia. Thjesht nuk u pëlqen. Ky nuk është argument, është kapriço, është mungesë vullneti që së bashku me opozitën t'i japësh vendit reformën në drejtësi. Opozita nuk vjen me një model të vetëm, por vjen me modelin që ka ofruar Venecia, modelin e vendeve të rezervuara që garantojnë moskapjen politike e nxjerr para shqiptarëve përgjegjshmërinë politike të atyre që marrin vendime. Në të kundërt është kapje politike e sistemit. Kam keqardhje të konstatoj pas tre orëve diskutime se pala tjetër erdhi në këtë tryezë me konkluzione të përgatitura, me një fjalim, siç më thonë, të përgatitur. Pra, jo për të kërkuar zgjidhje, jo për reformën në drejtësi, por për të krijuar alibitë se pse nuk mund të ketë reformë konsensuale në drejtësi e për t'i vënë fajin kundërshtarit. Kjo është një lojë e vjetër në politikën shqiptare. Hedhja e fajit është pikënisje e politikave të gabuara në këtë vend në 25 vjet", deklaroi Basha.


 
Kreu i PD iu përgjigj edhe deklaratës së Ramës për dërgimin e draftit në Kuvend, menjëherë pas kësaj tryeze. Basha tha se dështimi do të jetë i sigurt.
 
"Dërgimi në Kuvend i një pakete pa dakordësimin e opozitës do të thotë dështim i sigurt. Kjo do të thotë ta vonosh reformën. Në këtë moment ndaj me qytetarët se ky ka qenë qëllimi i mazhorancës prej fillimit", tha Basha. 

Fjala e plotë e kryetarit të PD, Basha pas takimit me Ramën

takimi rama basha

rama basha

takimi rama basha



Ora 17:10 Mbërrin Basha, shoqërohet nga Paloka e Bylykbashi
Sapo ka mbërritur në Pallatin e Kongreseve edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kreu demokrat shoqërohet nga nënkryetari i PD, Edi Paloka si dhe nënkryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi, Oerd Bylykbashi. Basha mbërriti 10 minuta me vonesë në takimin me shefin e mazhorancës, Edi Rama, në Pallatin e Kongreseve. 



basha mberri ne takim

basha mberri ne takim

Ora 16:58 Kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Kongreseve
Dy minuta përpara orarit zyrtar të takimit, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga kryetari i komisionit parlamentar për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj si dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, kanë mbërritur në Pallatin e Kongreseve, për takimin me kryetarin e opozitës, Lulzim Basha. Përfaqësuesit e opozitës ende nuk kanë mbërritur.



mberrin rama takimi basha

mberrin rama takimi basha

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi