TIRANE- Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Rrugëve, autostrada Tiranës-Elbasanit do të mbyllet ditën e sotme për shkak të vijimit të punimeve. Tuneli u bllokua që prej orës 07:00 të mëngjesit të sotëm dhe do të hapet pasditen e nesërme.
 
Sipas burimeve nga kjo drejtori, përfundimi i punimeve pritet të inagurohen nga krerët më të lartë të shtetit.

Autostrada Tiranë-Elbasan u inagura më 16 qershor të vitit 2013 nga ish-kryeminstri Berisha, por punimet me cilësi të dobët janë bërë shkak për mbylljen e kësaj autostrade disa herë.
 
Hera e fundit që tuneli u mbyll ishte nga 20 qershori deri më 10 korrik, duke bërë të mundur kalimin e të gjithë drejtuesve të mjeteve nga rruga e vjetër e Qafë Krrabës.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)