Mbyllet zyra e gjendjes civile në Balldre/ 10 mijë banorë udhëtojnë 12 km për të marrë një shërbim

Mbyllet zyra e gjendjes civile në Balldre/ 10 mijë banorë udhëtojnë 12 km për të marrë një shërbim

LEZHË- Për të marrë shërbime në gjendjen civile 10 mije banorë të Njesisë Administrative të Balldrenit në Lezhë duhet të udhëtojnë drejt Blinisht, zonë e cila është më shumë se 12 km. Zyra e gjendjes civile në këtë njesi qëndron e mbyllur prej 1 muaji. Shkak është bërë mungesa e punonjëses e cila ka dalë në pension dhe ende nuk është zëvendësuar. Kjo situatë ka krijuar mjaft probleme për banoret e kësaj zone të cilëve ju duhet të udhëtojnë gjatë për të marrë shërbimet. Administratori i Balldrenit Sandër Marashi thotë se zyra hapet 1 herë në jave nga një punonjëse që vjen nga një njësi tjetër, por që kjo nuk është zgjidhje.

"Në realitet është e mbyllur për 4 ditë sepse ditën e premte vjen një e zyrës së Blinishtit. Ditën e premte kryhen nevojat e qytetarëve. Në realitet krijon problem pasi ka njerëz që kërkojnë shërbimin për sa i përket disa certifikatave. Ish punonjësja ka dal në pension dhe ende nuk është bërë zëvendësimi i saj", shprehet Sandër Marashi.

Emërimi i punonjëses së gjendjes civile bëhet nga Ministria e Brendshme me propozim të Bashkisë Lezhë, dhe sipas burimeve po kryhen të gjitha procedurat ligjore dhe zyra e gjendjes civile në Balldre do të vihet në funksion shumë shpejt.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrati: 17/10/2019 08:17

    Po pse mor legena pse te vujn balldrensit a nuk e dijten se do dali ne pension u marrt dreqi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin