Shkathtësia e lashtë, pehlivanllëku për ta mbyllur derën, me nder me thënë, me prapanicë, ka gjetur ambientin ideal në këtë vendin tonë të dashur. Edhe pse kjo shkathtësi e mbylljes së derës nuk u mungon as kombeve e racave tjera, duket se askund tjetër nuk është e theksuar në këso përmasash sa te ne, më thotë dje një mik me përvojën e atij që ka “rrëshqitur” me zgjedhjet e fundit.
Nuk habitem aq, se të tillë kemi qenë edhe në të kaluarën, thotë ai dhe nis bisedën me atë meselen e dikujt që, shumë kohë më parë kishte “rrëshqitur” shumë më keq e më rëndë.
Kur pashai turk priste kokat shqiptare pasi kishin marrë guximin ta kundërshtonin sundimin e tij, kishte zënë rob të parin e kryengritësve. Si e do rendi i mundësit kishte urdhëruar që ta hipin në gomar e ta shëtisnin rrugëve të nahisë që ta shohin të gjithë çka e ka gjetur dhe miletit t’ia japë kënaqësinë që të zbrazë mllefin mbi sundimtarin e përmbysur.
Nën përcjellje të asqerëve të sulltanit, prijësi i mundur maje gomarit lëvizte ngadalë i rrethuar me sharje e fyerje, madje edhe shqelma e grushte. Në një moment tek sheh duke iu afruar një i çartur, me trup katallani e shikim të egër, prijësi mbi gomar dëgjon zërin e shoqëruesit.
O, Zot, sa i tmerrshëm që është. Nëse ky të godet, vaj halli për ty, - thotë shoqëruesi!
Jo, jo, nuk më bën ai asnjë të keqe, - kishte thënë princi. Atij s’i kam bërë kurrë ndonjë të mirë!, thotë miku si me të qeshur tek kujton takimin e një nate më parë kur mu Ai, të cilit ia kishte bërë një mijë të mira, nuk kishte denjuar t’ia zgjasë as dorën tek kalonte pranë me drejtorin e ri të sapoemëruar.
Ai, një nga kampionët e shkathtësisë të mbylljes së derës me prapanicë, nga ata që nisen nga një prej parimeve tona joparimore: Sa më i mirë që jam me ty, aq më i keq je ti për mua.
Pasi kjo shkathtësi ka hyrë në të gjitha sferat e jetës në këtë vendin tonë të dashur, edhe ju do të jeni përballë me të, dhe me të tillë.
Ju kujtohen ato ditët shkollore kur atij para teje i pëshpëritnit përgjigjet edhe pse rrezikonit që mësuesi apo profesori së paku t’u nxjerrë nga klasa. Apo kur shokut ia kryenit detyrat e shtëpisë pa t’u falënderuar, as sa për sy e faqe. Por ti tregoheshe shok i mirë, më shumë për satisfaksion moral para vetvetes.
E sot në modë është, jo të kesh bythë, por të jesh bythec. Do të duhej të ishte e kundërta por ja që gjërat janë përmbysur dhe shkathtësia e lashtë për të mbyllur derën me prapanicë, me praktikumin e vazhdueshëm, arrin stadin që tashmë quhet dhunti.
E nuk është vështirë të thuash faleminderit dhe të mirën ta kthesh me të mirë. Vështirë është të jesh pas derës që mbyllet me prapanicë. Dhe shumë më vështirë, të trokasësh në të njëjtën derë.
Nuk është vështirë të jesh njeri por është vështirë të jesh njeri i mirë. Krejt kjo varet nga ju. Nga ajo se sa jeni angazhuar dhe në ç’drejtim, më thotë miku , një nga ata që nuk e vajton shumë “rrëshqitjen” nga këto zgjedhjet e shkuara që nuk do të jenë të fundit.
E kur këta pashallarët tanë të bien, e një ditë s’kanë çare pa rënë, dhe zgjedhjet e ardhshme padyshim janë fillimi i fundit, do të jemi në hall të madh. Si t’i mbrojmë pashallarët e sodit nga këta lakejt që u ngasin prapa,- thotë miku, si me të qeshur, tek pinim kafenë në tarracën plot diell para “Baronit”.
/Shqiptarja.com