Përfundon mes brohorimash dhe një feste me fishekzjarrë procesi i numërimit në Mallakastër. 

Pas numërimit të kutive të KZAZ-së, PS siguroi 9000 vota dhe PD vetëm 1800 vota, ose një diferencë me rreth 7 mijë vota.

Ndoshta një nga rezultatet më të dobëta të demokratëve në rang rrethi. Pas mbarimit të procesit, dhjetëra mbështetës kanë festuar me brohorima dhe hedhje fishekzjarrësh, e kthyer në traditë tashmë në këto zgjedhje.

Në orën 8:00 të mëngjesit të së martës (13 maj), do të fillojë edhe numërimi për kandidatët.