Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla deklaron se ndalimi i TikTokut për të paktën një vit në Shqipëri nuk është një reagim i nxituar.
Lidhur me vendimin që u mor pas vrasjes së adoleshentit Martin Cani, nisur nga një sherr në rrjete sociale dhe pas një turneu të gjatë këshillimi me prindërit shqiptarë, ministri risjell në kujtesë ngjarjet e rënda që shërbyen si “këmbana alarmi” për të shmangur tragjedi që e kanë zanafillën nga talljet, shantazhet dhe abuzimi në rrjete sociale.
Në një reagim në facebook ministri thotë se platforma TikTok nuk e përmbushi detyrimin që mori përsipër për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe, rritjen e vigjilencës kundër dhunës, kundër shantazheve, kundër gjuhës së urrejtjes online dhe forcimin e kontrollit prindëror mbi postimet e fëmijëve.
Sa herë ka ndodhur një ngjarje e rëndë me humbje jete të personave të shantazhuar, bullizuar, dhunuar online, në këto banaqet e darkës gara mes të ftuarve ka qenë kush t’i gjejë defektet dhe ngrejë akuza TikTokut.
Është fakt se kjo platformë nuk e përmbushi detyrimin që mori përsipër për moderimin e postimeve në gjuhën shqipe, rritjen e vigjilencës kundër dhunës, kundër shantazheve, kundër gjuhës së urrejtjes online dhe forcimin e kontrollit prindëror mbi postimet e fëmijëve.
Sonte po shoh t’i qajnë hallin TikTokut, aspak viktimave. Nuk çuditem. Ndalimi i TikTokut për (të paktën) një vit në Shqipëri, nuk është një reagim i nxituar ndaj thjesht një ngjarjeje, por një vendim i duhur që gëzon mbështetjen e një shumice dërrmuese mes komuniteteve të prindërve dhe shoqërinë shqiptare.
Lajmi ne perditesim...
S.G/S.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.9%
-
Të gabuar
83.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 2846
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme
24 Dhjetor, 13:30
-
‘Propagandë me TikTok-un, por janë kokë e këmbë në EncroChat’, Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit
24 Dhjetor, 12:35
-
Kryeministri grek: Masa ndaj rrjeteve sociale, por jo bllokime të rrepta
23 Dhjetor, 16:35
-
Konferenca e Kryetarëve/ PS rrëzon komisionin hetimor për Ballukun, lidhur me Porto Romanon! Bardhi: Aferë korruptive! Balla: Kërkoni 6 muaj hetim, s'ka kohë
23 Dhjetor, 12:27
-
A do të ndalohet TikTok në SHBA? Trump: Ndoshta duhet ta mbajmë edhe pak kohë
23 Dhjetor, 10:01
-
Mbyllja e TikTok në Shqipëri/ The Telegraph: Ndalimi i parë i këtij lloji në Europë
23 Dhjetor, 08:18
-
Ndalimi i Tik Tok-ut, Rama i përgjigjet kompanisë kineze: Në Shqipëri vendosin shqiptarët jo pronarët e algoritmit! S' ka pse kërkon sqarime, mbrojmë fëmijët
22 Dhjetor, 17:12
-
Mbyllja e Tik Tok, Berisha: Edi Rama vendosi ta ndalojë, aksionet e tij kanë rënë në mediat sociale! Do hapet pas zgjedhjeve, vazhdoni postoni
22 Dhjetor, 15:20
-
A është zgjidhje mbyllja e TikTok- ut? Flet eksperti: Pro nismës së Ramës, por kontentin me dhunë e gjenerojnë shqiptarët jo platforma
22 Dhjetor, 15:09
-
Zhupa: Vrasjen e paramenduar të Ramës kundër Tik Tok për arsye elektorale nuk do ta lejojmë
22 Dhjetor, 12:52
-
Mbyllja e TikTok, ish ambasadorja e BE-së mbështet nismën: Shqipëria s' ka frikë, nuk qenka kaq e vështirë, Europë
22 Dhjetor, 10:17