TIRANË - Drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Ledi Imeraj ishte e ftuar në Report Tv ku foli mbi vendimin e qeverisë Rama për të mbyllur platformën Tik Tok për një vit.
Mbyllja erdhi pas vrasjes së 14-vjeçari Martin Cani pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet dhe një diskutimi të qeverisë me prindërit në shkollat e vendit. Imeraj thotë për Nertil Agalliun në ‘Sot Live në Shqipëri’ se algoritmi në platforma si Tik Tok krijon adiksion apo përkushtim dhe i heq vëmendjen fëmijëve të mendojnë në mënyrë kreative.
'Nuk ka një mekanizëm se çfarë është hetim i të dhënave. Pastaj është algoritmi që krijon adiksioni apo përkushtimi në këto platforma. Heqin vëmendjen dhe nuk kemi mundësi të përdorësh trurin në mënyrë kreative.
Ato janë vendime të qeverisë dhe janë marrë duke analizuar të dhëna dhe duke informacion nga prindërit. Them që ka një farë caku dhe mendoj se Shqipëria, qeveria ka menduar se caku është arritur.'
Sipas saj, është mirë që shqiptarët të gjejnë rrugë në platforma alternativa si facebook apo instagram për të krijuar kontentet e tyre.
'Në rastin e Tik Tok, kompania menaxhuese e lokalizuar në Kinë. Kam parë dhe disa video që thonë se është në Singapor. Shumë shtet përfshirë Amerikën Kanadanë, qeveritë kanë vendosur se përbën rrezik për shpërndarjen e të dhënave të sigurisë së shteteve, kjo e bën si nga format kryesore të marrjes së këtij vendimi. India e ka mbyllur tik-tokun.
Më ka impresionuar dëshira e shqiptarëve për të adoptuar inovacionin dhe teknologjinë. Alternativa është Facebook, Instagram, X. Do ju bëja thirrje shqiptarëve të krijojnë platforma të reja do krijonin bashkëpunimin mes bizneseve dhe klientëve. Të krijojnë teknologji të shëndetshme. Dhe konsumatorët të kenë platformat e tyre. Shikoj një adoptim të shpejtë nga rinia. Kemi punë për të bërë në shtresat e tjera, sidomos ato në rajonet e larta të Shqipërisë për të krijuar adoptim për inovacionin dhe teknologjinë.'
Sipas saj platformat nëse përdoren në mënyrë të rregullt nuk krijojnë problem për fëmijët.
'Facebook është përdorur në mënyrë të suksesshme në fitoren e presidentit Obama. Ambientet sociale kur përdoren në mënyrë të rregullt janë të suksesshme dhe japin sukses. Kam parë videot e shqiptarëve në Instagram dhe jam rilidhur me Shqipërinë. Duhet që këto platforma të jenë të përgjegjshme dhe ky është mesazhi që i jepet, që ti shërbejnë qytetarëve. Që të jenë të favorshme për shëndetin e fëmijëve.'
Teknologjia kontrollohet nga njerëzit dhe kjo duhet të shërbejë për të ardhmen e vendit, ekonominë apo biznesin dhe jo për të dëmtuar.
'Me teknologji mund të bësh ç’të duash. Teknologjia kontrollohet nga njerëzit. Qoftë nga njerëzit që përdorin inovacionin duhet të jetë një bisedë e hapur, të përdoret në mënyrë pozitive, për të fuqizuar ekonomitë, bizneset, shtetet dhe njerëzit.
Rrjetet alternativa ekzistojnë. Bizneset të fillojnë të kalojnë kontentin në platformat e tjera. Kontentin ose atë që krijojnë influencerat e kanë dhe mund ta kalojnë. Ekzistojnë mundësitë dhe shembujt e suksesit i kemi.'