Jonida Proga, e motra e Egli Progës, i vrarë në Pogradec në verën e 2024, ka akuzuar Këshillin e Lartë të Prokurorisë se ka favorizuar dhe promovuar prokuroren e çështjes së vëllait të saj, Vasjana Postoli. Me anë të një postimi në Facebook, Jonida Proga shkruan se kjo prokurore ka deklaruar në seancë gjyqësore se Egli Proga vdiq nga një grusht, kur në të vërtetë autori Denis Meçe, sipas saj ishte një kriminel dhe gjobaxhi që vendoste gjoba nëpër tregëtarët e qytetit të Pogradecit.

"Faleminderit Prof. Mirela! Po të masakrohej vëllai yt nga kriminelët e gjobaxhinjtë, a do e dekoroje prokuroren që tha "vdiq nga një 'grusht'”? Faleminderit të gjithë anëtarëve të KLP që mbyllni sytë sa herë votoni, për të mos parë ç'keni para!, shkruan Jonida Proga.