Me 2 mina me telekomandë në çantë, gati për t'i shitur, bie në prangat e policisë 38-vjeçari durrsak në Lezhë! Arrestimi pas 3 javë hetimesh

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi iu gjetën 2 mina me telekomandë. Në pranga ka rënë Besnik Osmani, banues në Sukth, Durrës, ndërsa arrestimi i tij ka ardhur pas 3 javë hetimesh, me finalizimin e operacionit të koduar “Miloti”.

Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se në çantën e 38-vjeçarit u gjetën 2 mina me telekomandë të lidhura me aparat celular, një thikë, 1000 euro dhe aparate celularë.

Ndërkohë po vijojnë veprimet hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprën penale 'Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit'", njofton Policia.

 

J.SH./KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?

Komento

Komente

  • Turi: 30/07/2021 07:07

    Burgim te perjetshem per ata qe prodhojne mina me telekonande jane terrorista talibane qe jua qi…a robet rrace e ndyre

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

'Pas ’90-ës kur në Durrës u kthyen disa agjentë të Sigurimit nga Zelanda e Re, njërit i dhashë një letër për Halit Bajramin'/ Dëshmia e rrallë e vëllait të kreut të 'bandës Xhevdet Mustafa'