Më 3 maj ndahen çmimet e 'Tirana
Art Fest', ja gjimnazet finaliste

Më 3 maj ndahen çmimet e 'Tirana<br />Art Fest', ja gjimnazet finaliste
TIRANË-Pas një udhëtimi të bukur 4 mujor, “Tirana Art Fest” ka mbërritur në destinacionin e saj final.
 
Më 3 maj ora 19:00 do të organizohet finalja ndërmjet gjimnazeve të  Tiranës (publike dhe jopublike), ku do të ndahen edhe çmimet sipas çdo kategorive.
 
“Po ti, për cilën shkollë bën tifo?! Mos e humb finalen e “Tirana Art Fest” në 3 Maj te ish-kolonat”, shkruan Veliaj në Facebook.
 
Nga data 23 janar deri në datë 7 shkurt u zhvilluan audicionet  në të gjithë shkollat e kryeqytetit, ku të rinj nga mosha 15 deri në 19 vjeç performuan në tre disiplina të ndryshme: muzikë, kërcim dhe multimedia.
 
“Tirana Art Fest” është kthyer tashmë në një traditë, që synon të risjellë gjallërimin e jetës kulturore-artistike rinore si dhe të ketë një impakt pozitiv në fuqizimin e luftës ndaj bullizmit, alkoolit, drogës, duhanit, dhunës si dhe fenomeneve të tjera negative.

Gjimnazet pjesëmarrëse në finale:
Andon Zako Çajupi

Aleks Buda

Sinan Tafaj

Ismail Qemali

Bedri Llagami (Vaqarr)

Wilson

Petro Nini Luarasi

Turgut Ozal

Qemal Stafa

Partizani

Asim vokshi

Myslym Keta

Mehmet Akif

Ymer Lalaj (Dajt)

Don Bosko

Sadik Stavileci Kashar

Feti Vogli (Baldushk)

Ibrahim Hasmema (Petrelë)

Sami Frashëri

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla