Janë sekuestruar sot 40 kg lëndë narkotike në pikën kufitare të Vërmicës. Droga vinte nga Shqipëria dhe në bazë të informacioneve të para do të kalohej në Kosovë.
39 vjeçari, Afrim Mulla, nga Mamurrasi e mbante në një çantë shpine sasinë e drogës ndërsa tentoi që përmes një shtegu të vijës së gjelbër të pikës kufitare Vërmicë – Morinë të futej në Kosovë.
Patrullat e policisë kanë identifikuar dhe ndaluar menjëherë Mullën ndërkohë që i pranishëm në vendngjarje ishte edhe kryeprokurori i Prizrenit Sylë Hoxha.
Hoxha u shpreh se i ndaluari në kufi do të përballet me kodin penal të ligjit në fuqi të Republikës së Kosovës dhe nuk do të ekstradohet në Shqipëri
Sipas hetimeve të para mësohet se destinacioni i lëndës narkotike nuk ishte Kosova por një tjetër vend evropian.
[gallery]19253[/gallery]
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO