/ATSH-AFP/ - Qeveria greke njoftoi sot se dëshiron të përdorë arkivat sekrete të "Wehrmacht"-it, ushtrisë gjermane naziste, në mbështetje të kërkesës së saj për dëmshpërblim lufte për ngjarjet që datojnë në Luftën e Dytë Botërore.
"Këto arkiva përmbajnë më shumë se 400 000 faqe (...) dhe do të përdoren për të mbështetur kërkesën greke mbi detyrimet gjermane të periudhës 1941-1944?, njoftoi Ministria e Mbrojtjes në një komunikatë.
"Këto dokumente nuk konfirmojnë vetëm një të vërtetë historike, janë dokumente të vetë "Wehrmacht"-it, forca e pushtimit gjerman", nënvizon ministri i Mbrojtjes, Kostas Isichos.
Sipas ministrisë këto dokumente vijnë nga arkivat amerikane.
"Bëhet fjalë për aktualitete personale, raporte të oficerëve për eprorët e tyre ... Ato nuk kanë qenë të shkruara për t'u bërë publike, por kanë qenë dokumente mjaft sekrete", theksoi Isichos.
Përballë rezistencës së Gjermanisë për kërkesën e saj për një rinegocim të planit aktual të shpëtimit të Greqisë nga kreditorët e saj, Athina ka rritur presionin ndaj Gjermanisë që ajo të respektojë atë që grekët i konsiderojnë si borxh të Luftës së Dytë Botërore.
Gjermania e konsideron problemin si të zgjidhur që prej vitit 1960, në kuadër të një marrëveshjeje me qeveritë e tjera evropiane dhe nuk ka si qëllim të paguajë asgjë, por Greqia këmbëngul.
Ministri i Drejtësisë deklaroi gjithashtu këtë javë se do të aplikonte një vendim të Gjykatës së Lartë greke të vitit 2 000 duke urdhëruar sekuestrimin e aseteve gjermane për rimbursimin e dëmeve të luftës.
Këtë javë Parlamenti grek miratoi rihapjen e një komiteti parlamentar të ngarkuar për të studiuar këtë çështje.
Sipas Isichos, Athina shpreson që dokumentet e "Wehrmacht"-it do të mundësojnë zbardhjen e disa aspekteve të periudhës së pushtimit, si grabitjet e mundshme të veprave arkeologjike.
/Shqiptarja.com