106-vjetori i Ditës së Pavarësisë është festuar sot në çdo qytet të Shqipërisë. Duket se festë ka qenë edhe për ish-ministrin Saimir Tahiri, sot nën hetim. Në një postim në rrjetet sociale, Tahiri uron shqiptarët për Pavarësinë.

Në video shihet ‘mjeshtri’ i këngës labe, Golik Jaupi duke kënduar këngën për Ismail Qemalin. Vetë Tahiri sqaron se video është xhiruar 2 vite më parë në fshatin e tij të origjinës në Progonat.

“Eshte e jona Shqiperia Me Golikun ne Progonat 2 vjet me pare me kengen e Ismail Qemalit #gezuarshqiperiaime”, shkruan Tahiri në përshkrimin që shoqëron videon.

VIDEO e publikuar nga Tahiri në Facebook

Këngëtari Golik Jaupi duket se është i preferuari i socialistëve. Muaj më parë ishte kryeministri Edi Rama që publikoi video të Golikut duke kënduar në Nivicë, ndërsa më herët ishte kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peci, që u shfaq duke kënduar krah Golikut, këngë për ish-diktatorin Enver Hoxha.