TIRANE-Inxhinieri i ndërtimit Arben Meçe tregon se banorëve që u prishet objekti nga inspektorët e INUK, duhet që dëshmpërblimin financiar ta marrin nga vetë pronarët. Inxhinieri, shprehet se pronarët apo dhe personat e tjerë, që mund të jenë zyrtarë të shtetit, por që janë vënë nën hetim nga prokuroria për veprimet e paligjshme që kanë legalizuar objekte në kundërshtim me ligjin, duhet të jenë individët që duhet të dëmshpërblejnë banorët e dëmtuar. Një gjë e tillë, duhet të zbatohet edhe në rastin e kompleksit “Jon”, tashmë shumë të diskutuar dhe që po diskutohet nga specialistët e INUK për tu prishur.

Zoti Meçe në rastin kur është bërë një objekt dhe për këtë objekt janë marrë persona të pandehur, ndërkohë që nga ana e INUK është prishur objekti. Si mund të zgjidhet problemi në këto raste, kur presonat disponojnë pronën me dokumenta të rregullta?
Veprimi i INUK është në zbatim të ligjit. Para disa kohë pati një dispozitë shtesë mbi të drejtat e INUK, dhe se nëpërmjet kësaj dispoziote INUK prish objektin edhe në rastet kur është me lejë dhe pa lejë. Ekzekutimi kryhet vetëm në rastet e interest publik, pasi mund të ndërtohet një rrugë, lulishte apo diçka tjetër në shërbim të opinionit publik. Në momentin kur ballafaqohemi me një rast që ju e trajtoni, kur ndërtimi është pa lejë ose kur ndërtimi është realizuar në një sipërfaqe korruptive, në këto raste vendimin e merr sistemi i drejtësisë. Nëse ndërtimi është i palgjshëm, qytetarit i ikën e drejta për dëmshpërblim.

Por kur ndërtimi është realizuar në kushtet e një sipërmarje korruptive dhe është legalizuar si i ligjshëm, atëherë ndaj personave të zingjirit korruptiv, ngrihet çështje penale. Çështja fillon që nga mënyra se si është administruar toka, se si është ndërtuar objekti në zbatim të lejës së ndërtimit, se si është bërë akti i shfrytëzimit etj. Të gjithë aktorët që në bashkëpunim apo veç e veç, kanë arritur të realizojnë legalizimin e një vepre që duhet të ishte e paligjshme, të gjithë këta marin ngarkesë penale. Në zbatim të kësaj, bashkangjiten dhe të gjithë ata që janë dëmtuar nga akti penal dhe korruptiv. Kjo do të thotë që nëse një ndërtues apo zinxhiri i personave që në mënyrë korruptive të realizojnë një objekt, të cilin e kanë futur në treg dhe e kanë shitur, të gjithë qytetarët që kanë derdhur lek për ta blerë këtë objekt dhe objekti prishet, kanë të drejtë që në gjyqin penal të këtyre personave që kanë shkelur ligjin, tu kërkojnë atyre dëmshpërblimin për lekët e shpenzuara. Ndërkohë që në rastet e padisë ndaj INUK, qytetarët nuk zgjidhin gjë, e vonojnë por nuk arrijnë që të zgjidhin gjë.

“Shqiptarja.com” dhe “A1 Report” ka denoncuar herë pas herë ndërtimin e një pallati. Konkretisht ky pallat është bllokuar një herë nga INUK, ndërkohë që është liruar më pas nga gjykata. Në dijeninë tuaj sa është zbatuar plani urbanistik, sa është zbatura ligji i urbanistikës?
Duke mos i qëndruar më tepër pallatit, unë do të dëshiroja në këtë kapitull të parë, që ne të gjithë pa ndonjë interpretim teknik apo politik, por si qytetarë që pëlqejnë të bukurën, mendojmë që kjo iniciativë e qeverisë duhet të përkrahet me qëllim krijimin e një modeli në Vlorë. Në Vlorë ka ndërtime që kanë statusin të ligjshëme dhe të paligjshme. Në të gjithë legjislacionin shqiptar dhe atë botëror prevalon interesi publik mbi atë privat. Natyrisht cënimi i interest privat në këtë rast, që do thotë prishje e ndërtimit me lejë apo pa lejë, nuk ndërpritet me aktin e prishjes. Kjo pasi ka një procedurë që zgjidhet në dy forma.

Një formë ku shpejtësia e veprimit e imponon, ku bëhet shpronësimi dhe më pas bëhet aksioni për prishjen e objektit. Ka dhe një formë tjetër ku për interesa më të shpejta, qeveria bën aksionin e prishjes së objektit, dhe më pas i jep të drejtë privatit që të kërkojë të drejtat në sistemin gjyqësor. Kjo vlen edhe për ata që kanë bërë një ndërtim të ligjshëm dhe do të shpronësohen, dhe se një veprim i tillë ka ndodhur me rastin e prishjes së banesave tek zona e stacionit të Trenit, në zonën e Saukut, në Unazën e Re. Si në rastin e dëmshpërblimit ashtu dhe në rastet e shpronësimit që në momentin që personi i cënuar është në kushtet e ligjshmërisë së tij dhe s’pranon të çmimet që ofron qeveria, atëherë mund ti drejtohet gjykatës.

Zoti Meçe,jemi në kushtet kur INUK ka marrë një aksion të gjerë në zonën e Vlorës, por dhe jo vetëm, duke prishur banesat pa lejë dhe ato me lejë. Problemi shtrohet se shumë persona janë duke pretenduar se nuk po dëmshpërblehen, për pasojat e dëmit material. Si mund të zgjidhen këto raste nga shteti por edhe nga gjykatat?
Ballafaqohemi me një situatë në kushte të reja kur qeveria ka ndërmarë një sipërmarje të vështirë por tërësisht e realizueshme, me qëllim prodhimin e një modeli të qëndrushëm turistik, të stabilizuar dhe një teritori turistik modern. Në këtë rast të gjithë e kemi diskutuar midis nesh domosdoshmërinë e zhvillimit të aksioneve, për të formatuar atë turizëm, i cili përkon me atë që na ka dhënë zoti, i cili për hir të vërtetës në 10 vitet e fundit ka pësuar një dëm të jashëtëzakonshëm. Ky dëm, deformoi hajkën e këtij turizmi dhe e ktheu në një turizëm të rëndomtë, të karakterizuar nga kjoska dhe nga investime, të cilat nuk kishin një motiv të qartë të destinimit turistik. Në këtë rast do desha të përshendesja këtë lëvizje që bën qeveria.

Në kohën kur unë kam qënë drejtuesi i një institucioni që operonte në këtë fushë, kamë qënë në kërkesë dhe në zbatim të kësaj që po ndodh tani, për të mos thënë që e kam nisur me një vullntet të hekurt ketë lloj lëvizje. Populli i Vlorës e di mirë që aty ku po ndodhin këto prishje në 2007 është bërë një prishje në një pronë që personi ishte i fuqishëm në Vlorë. Ajo lloj prishje është bërë në kuadër të kësaj inisiative, mirëpo çuditërisht u ndërpre. Kjo ka qënë dhe një ndër arsyer që unë krijovë dhe konflikt me administratën shtetërore,sepse këto iniciative duhet përkrahur pasi i shërbenim qytetit të Vlorës. Gjithese nga 2007 e deri më sot, gërmadhat e kësaj prishje vazhdonin të jenë në buzë të detit. Nuk jam në dijeni të projektit, por jam i informuar se nga Skela deri në Ujin e Ftohtë, flitet për një bulevard. Realizimi i këtij projekti do të jetë një vlerë e shtuar për qytetin e Vlorës dhe një zbatim i një projekti të miratuar.

Shkrimi u publikua sot (19.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)