'Më dërgo lekë se kam fëmijën sëmurë'/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve që mashtruan nëpërmjet 'Facebook' dhe vodhën 38 mijë euro

'Më dërgo lekë se kam fëmijën sëmurë'/ Shkon në 10 numri i të arrestuarve që mashtruan nëpërmjet 'Facebook' dhe vodhën 38 mijë euro

Foto ilustruese

TIRANË- Operacioni 'Transferta' i nisur 5 muaj më parë ka vijuar ende dhe sot është finalizuar me arrestimi e një tjetër të riu, i cili ishte në kërkim. Report Tv mëson nga burime zyrtare se në pranga ka rënë Shkëlzen Bytyçi banues në Tiranë, duke e çuar në 10 numrin e të arrestuarve në toal për mashtrimin kompjuterik, me anë të së cilit kanë marrë 38 mijë euro. Gjykata e Apelit Tiranë ndaj tij ka vendosur ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, duke caktuar masën e sigurisë ''Arrest në burg'', për veprën penale ''Mashtrimi kompjuterik''.

Ky i ri së bashku me grupin për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38000 euro.Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm. 

Si ishte skema? 
Report Tv ka zbardhur më herët skemën. Duke vjedhur profilet e qytetarëve, sipas policisë ata nisnin t’i shkruanin në Messenger të afërmve të tyre miq në Facebook, duke u kërkuar para për arsye nga më të ndryshmet, kryesisht shëndetësore. Duke besuar se flinin me të afërmit e tyre, 17 persona kanë dërguar para, madje edhe brenda ditës, siç mashtruesit kërkonin duke rritur shkallën e emergjencës shëndetësore.
Emigrantët kanë kërkuar të flasin edhe me video, për t’i parë të afërmit e tyre, por grupi i mashtruesve gjente justifikime, duke thënë se ndodhen në qendër interneti ose në pamundësi për të folur. Kështu, shuma më e madhe që kanë arritur të marrin përmes mashtrimit nga një person është 1008 dollarë, ndërsa vlera e tjera varionin mesatarisht nga 700 euro.  
Por në një rast, siç specifikohet në dosje, dërgesa e parave dështoi. Një shqiptar në Gjermani u mashtrua nga 21-vjeçari Nazmi Shaba, por duke lënë Facebookun, i ka dërguar të afërmit të tij mandatin e transfertës në një tjetër mjet komunikimi, ku zbuloi në moment të fundit se personi që kishte komunikuar në rrjetet sociale nuk ishte ai që pretendonte. Në këtë moment përgjigja vjen nga i afërmi real që i thotë se nuk i ka kërkuar para dhe në këtë moment ai bllokon menjëherë transfertën. Shkatërrimi i këtij grupi, sipas policisë erdhi pas një hetimi 1-vjeçar që çoi në finalizimin e operacionit të koduar “Transferta” me arrestimin e 9 personave dhe shpalljen në kërkim të një tjetri.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat