Me djalin 10 ditësh në stadium, gazetari tifoz i zjarrtë i ‘Tironës’: Dua t’i trashëgoj ekipin, ashtu si bëri babai me mua

TIRANË-  Të jesh tifoz i një skuadre ndonjëherë shkon deri jashtë pritshmërive të gjithësecilit. Ky është edhe rasti i gazetarit Erti Kristo, i cili si tifoz i zjarrtë i skuadrës së ‘ Tironës’ shkoi në stadium bashkë me djalin e tij 10-ditësh për të bërë foton e parë:

“Mos gaboj ka qenë diku 10 ditësh, dy javësh, ishim duke dalë xhiro afër zonës së stadiumit dhe pasi shkuam tek liqeni dhe kur u kthyem kaluam tek stadium ‘ Selam Stërmasi’ dhe thash do futem njëherë këtu t’I bëj një foto cunit që ta ketë që të vogël, që t’ja trashëgoj ekipin. Dhe u futëm aty bashkë me nusen dhe bëmë foton” tha ai.

Ai u shpreh se është një tifoz që e ndjek në cdo ndeshje skuadrën e ‘Tironës’:

“Jam një tifoz që e ndjek Tiranën në cdo ndeshje. Ma ka trashëguar babai që i vogël që më mësonte dhe më tregonte për ekipin e Tiranës sepse ka luajtur futboll me atë fanellë.Dhe ma trashëgoi gjithë atë dëshirën për ekipin e Tiranës për ta ndjekur, për fanellën, historinë. Më pas fillova dhe vet duke lexuar, duke hulumtuar si gazetar sportiv. Duke lexuar historinë aq më shumë dashurohesha mbas këtij ekipi” u shpreh ai.

Ai rrëfen edhe për dy momentet kur është mërzitur kaq shumë për skuadrën e tij të zemrës sa edhe ka qarë:

“Edhe kam qarë, në momentin që Tirana ra nga kategoria që ishte hera e parë historike përpara disa vitesh, nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e këtij klubi të binte një kategori më poshtë dhe aty jam prekur shumë. Ndërsa hera e dytë ishte e qarë gëizmi sepse vitin e kaluar Tirana fitoi trofeun, pas 10 vitesh rikthehet tek kampionati shqiptarë të fitonte kupën dhe ishte një emocion shumë i bukur” tha ai.

Ai rrëfen edhe për dy momentet kur është mërzitur kaq shumë për skuadrën e tij të zemrës sa edhe ka qarë:

“Edhe kam qarë, në momentin që Tirana ra nga kategoria që ishte hera e parë historike përpara disa vitesh, nuk kishte ndodhur asnjëherë në historinë e këtij klubi të binte një kategori më poshtë dhe aty jam prekur shumë. Ndërsa hera e dytë ishte e qarë gëizmi sepse vitin e kaluar Tirana fitoi trofeun, pas 10 vitesh rikthehet tek kampionati shqiptarë të fitonte kupën dhe ishte një emocion shumë I bukur” tha ai.

D.M./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës

'Ça do më bësh', përplasje e fortë mes Lart Vasilit dhe G-Banit: I pafe, njeri i errësirës