Nga tërmeti tragjik që goditi Shqipërinë u u shembën plotësisht 10 pallate dhe ndërtesa në Durrës dhe në Thumanë. Por lëkundjet nxorën në dritë një fakt skandaloz, që shumë prej këtyre ndërtesave ishin të ndërtuara në mënyrë abuzive dhe në shkelje të ligjit. Hotel Tropikal në Durrës është një nga rastet konkrete.
Report Tv sjell pamjet nga larta me dron që tregojnë se si hoteli 'Tropikal' ku vdiqën vëllezërit kosovarë u shkërmoq, ndërsa pallatet që kishte rrotull nuk pësuan asnjë dëmtim. Hoteli Tropikal u ndërtua në vitin 1998 pa leje. Në vitet më pas i kishin shtuar kate të tjerë. Edhe në këtë rast, themelet nuk e mbajtën peshën e shtuar dhe nuk e përballuan lëkundjen.