TIRANË - Me humbjen e jetës së vëllait dhe nipit, Adelina Jaku nuk ka lexuar në 3 vitet e fundit asnjë lajm në media, teksa thotë se për dy humbjet e njerëzve të zemrës nuk kanë gjetur ende shpjegim, pasi nuk janë gjetur as vrasësit.
Adelina Jaku, motra e ish-drejtorit të OSHEE-së për Veriun, Saimir Jaku, të vrarë në 2016-ën në Rrëshen, në një letër publike, thotë se ai dhe nipi i saj, Kreshnik Jaku që u vra në Belgjikë në 2017-ën, nuk janë kriminelë siç është reflektuar në disa lajme. Për të, siç edhe shokët e kolegët i kanë njohur, Saimiri dhe Kreshniku, ishin dy të rinj me ënrra, njerëz ndormal, "sigurisht jo shenjtër, por as ata sikurse i shitën gazetat e televizionet", shton ajo, duke theksuar së vëllai i saj dhe nipi nuk është marrë asnjëherë me trafik të lëndëve narkotike, as nuk janë dyshuar për krime të tulla.
Adelina Jaku thotë se duke folur në media për një seri vrasjesh për hakmarrje dhe të pavërteta sipas saj, ajo dhe familjarët mund të shënjohen si target i mundshëm për krimin e radhës.
Në reagimin e saj të parë publik, ajo kujton fjalët e nënës se saj kur pësuan dy humbjet në familje
"Na u thërrmua shpirti, por siç tha nëna ime: “Mos dëgjoni më lajme e llafe pazari, por të mbledhim thërrimet e zemrave t’i bashkojmë e të vazhdojmë jetën, sepse ajo nuk është vetëm dhuratë por edhe detyrë për njerezit”. Dhe ne të gjithë, në heshtje ashtu bëmë, duke filluar ajo me shembullin e saj, motra jonë e madhe që ka dhe plagën dyfishe të humbjes së vëllait e të djalit, dhe të gjithë ne, bijtë e bijat e saj. Dua të sqaroj që neve si familjarë, nënës tonë, motrave e vëllait, nuk na ndryshoni asgjë në jetë me të pavërtetat që shpifni por, mund të na shenjoni si target të mundshëm për krimin e radhës të cilin do të nxitonit ta bënit lajm! Duhet t’i kërkoj falje nënës time e cila pavarësisht se për këtë shkrim mund dhe të mos njoftohet, sigurisht që nuk do të ishte dakord që ta shkruaja! Nuk do të ishte dakord sepse ajo “nuk do t’i fryjë zjarrit”. Më fal nanë, por barra që na kanë vu asht shumë ma e randë se na takon e unë nuk po mundem ma!", thotë ndër të tjera Adelina Jaku në letrën publike.
Reagimi i Adelina Jakut lidhet me vrasjen në Rrëshen disa ditë më parë të Kastriot Reçit, biznesmen medias i cili u ekzekutua me një plumb në zemër me snajper nga distanca, ndërsa ende nuk dihen autorët. Në 2017-ën, para Kreshnik Jakut u vra në Itali vëllai i Kastriotit, Gasper Reçi. Nga 2016-a me ekzekutimin e Saimir Jakut, deri në 2020-ën me vrasjen e Kastriot Reçit, kanë ndodhur 5 vrasje që dyshohet se flasin për një zinxhir hakmarrjes, por asnjëhera e faktuar dhe të gjitha krimet pa autorë.
Letra e plote publike e Adelina Jakut
Jam Adelina Sali-Jaku, motra e Saimirit, kriminel dhe tezja e Kreshnikut trafikant.
Lavdi zotit që djali im është vetëm 10 vjeç sot se kush e di çfarë do të ishte sipas Klodianave, Dorianëve, Andeve, e lloj lloj medie të “fjalës së lirë”.
Nuk më ka pëlqyer kurrë të shoh edicionet e lajmeve, të ndjek portale plot me informacione pa vlerë, veçanërisht këto 3 vitet e fundit kur unë humba 2 nga njerëzit e mi të shtrenjtë. Vëllain, Saimirin dhe nipin Kreshnikun. Ngjarje tronditëse, por që në jetë ndodhin. Nuk gjetëm shpjegim, nuk gjetëm arsye, nuk u gjetën as vrasës.
Me këto humbje të pashërueshme të shpirtit hoqa dorë nga leximi i lajmeve online apo i ndjekjes së tyre në TV kur pashë se si këta dy njerëz që ne humbëm, na i shndërruan në kriminelë, banda kriminale etj., etj. 1Pavarësisht se pa mbledhur kurrfarë informacioni të saktë apo fakti, për çfarë shkruajtën. Pa pyetur sigurisht nëse për këto shpifje disa njerëz të gjallë denigrohen! Pa e vrarë mendjen (sepse kjo merr kohë dhe energji) bënë lajme, fituan klikime dhe audiencë…
Nuk po ndalem të sqaroj si qe jeta e tyre e shkurtër sepse ata njerëz që vërtetë na njohin, e dinë fort mirë se qe e ndërtuar me sakrifica, mundime e dhimbje…
Shokët dhe shoqet e klasave të tyre, ish-kolegë, i kanë njohur nga afër. Ata ishin dy të rinj me ëndrra, njerëz normalë për moshën e tyre, sigurisht jo shenjtër, por as ata sikurse i shitën gazetat e televizionet! Nuk ishin as kriminelë, e as trafikantë dhe për këtë nuk gjendet asnjë akuzë ndaj tyre e jo më dënim i faktuar për trafik e banda, përveç lajmeve të “profesonistëve” pas vdekjes së tyre.
Na u thërmua shpirti, por siç tha nëna ime: “Mos dëgjoni më lajme e llafe pazari, por të mbledhim thërrimet e zemrave t’i bashkojmë e të vazhdojmë jetën, sepse ajo nuk është vetëm dhuratë por edhe detyrë për njerezit”.
Dhe ne të gjithë, në heshtje ashtu bëmë, duke filluar ajo me shembullin e saj, motra jonë e madhe që ka dhe plagën dyfishe të humbjes së vëllait e të djalit, dhe të gjithë ne, bijtë e bijat e saj.
Sot pas më shumë se tre vitesh nga tragjeditë që kaluam, ndihemi të sulmuar të kërcënuar e shumë të lënduar, këtë herë jo prej plumbash, por nga një tufë gjallesash, nuk e di nëse mund t’i quaj spiker, folës, zhurmues, sepse të më ndjeni për ashpërsinë, por njerëz nuk mund t’i quaj!
Nuk mund të quaj njerëz, disa “gazetare investigative” që transmetojne një ngjarje tjetër tragjike në Shqipërinë tonë dhe pa një rrjedhë logjike ndërtojnë “kronologji datash” skenarë të tërë vrasjesh të cilat ndodhin mes dy ”bandave kriminale!”
Do të doja t’i pyesja Klodianat, Dorianat, Andet, Lalat, Bezatet, Borat e shirat e shumë të tjerë si këta, kush ishte banda e Saimirit? Kush ishte banda e Kreshnikut? Kur janë gjykuar sa qenë gjallë për trafik të lëndëve narkotike? Kur janë dyshuar për të tilla krime? Kur? Por nuk mundem, nuk mundem se në mes të kesaj dhimbje të thellë që kam në shpirt, me qeshet. Po po, më qeshet në mënyrën më të pështirë se sa të MJERË janë! Ata nuk kishin kurrë një dyshim për të tilla akuza sa jetuan e jo me dënim të faktuar!
Unë ende sot nuk e di kush m’i vrau familjarët dhe pse? Jam ende në hijen e dyshimeve, por nëse duan, këta gazetarë që “dinë gjithçka”, le të na e thonë!
Gazetarë që ushqehen me fatkeqesitë e njerëzve në mënyrën më të paskrupullt, që kërkojnë të pijnë gjak edhe nga të vdekurit!
Pyes veten nëse e dinë zonjat dhe zotërinjtë profesionistë, dhe mediat ku ushqehen, se shpifja ndaj të vdekurve të cilët tashmë nuk mund të vetëmbrohen, përbën vepër penale! Gjithsesi unë me këmbëngulje dhe durim do të përpiqem t’ua kujtoj nëpërmjet personave që i kanë njohuritë e nevojshme ligjore.
Nuk besoj se u bëhet vonë se duke sajuar këto “hasmëri familjesh që kontrollojne qytetin,” siç shprehen ata, nxisin makabritete të tjera dhe bëhen më të rrezikshëm se vetë vrasësit, që nuk u gjendën deri tani!
Më dhimbsen për paaftësinë që kanë si fillim për të qenë njerëz që mendojnë, e më pas për të qenë edhe profesionistë! Vite dritë larg me të dyja.
Dua të sqaroj që neve si familjarë, nënës tonë, motrave e vëllait, nuk na ndryshoni asgjë në jetë me të pavërtetat që shpifni por, mund të na shenjoni si target të mundshëm për krimin e radhës të cilin do të nxitonit ta bënit lajm!
Për ta mbyllur duhet t’i kërkoj falje nënës time e cila pavarësisht se për këtë shkrim mund dhe të mos njoftohet, sigurisht që nuk do të ishte dakord që ta shkruaja! Nuk do të ishte dakord sepse ajo “nuk do t’i fryjë zjarrit”
Më fal nanë, por barra që na kanë vu asht shumë ma e randë se na takon e unë nuk po mundem ma!"
Pranaj duhet ligji antishpifje
PërgjigjuZonja Jaku, ti ke shume te drejte dhe ben shume mire qe shkruan. Problemi qendron se sa here degjon njerezit ne krahinen tuaj dhe ne shume krahina te tjera te varfra ne te gjithe Shqiperine, pjesa me e madhe e tyre, nga plaku 80 vjec deri te femija 5 vjec, te flasin vetem per vrasje, arme, droge, vjedhje, para te fituara shume shpejte, pa pune e ne kurriz te te tjereve. Cfare eshte me e keqja, eshte se te gjithe ndihen me te mire se te tjeret, me te forte, dhe ndihen te plotefuqishem te abuzojne mbi kedo, t'i dhunojne, ti peshtyjne, ti shkelin me kembe, sepse mendojne se nana dhe baba i kane nxjerre nga tempulli i zotave dhe i shenjteve dhe jo nga balta nga ku vijme te gjithe.
PërgjigjuNuk ti kane vrare gazetaret qe i permend me emra vellain dhe nipin. Ju e dini fort mire kush ju ka vra dhe me ke jeni ne gjak keshtu qe thuaje ku dyshon dhe cfare dyshom se eshte arsyeja. Nje hetim pasuror do i jepte shpejt pergjigje kesaj te fundit, pra perse i kane vrare. Nuk ishin engej thua, po perse mos te ishin " engjej" dmth qytetare normal? Fajin nuk ta kane gazetaret por policia, prokuroria dhe gjykata qe i lene ngjarjet pa autor dhe nuk i japin fund kesaj historie gjakatare. Meqe paske nje djale te mitur uroj sinqerisht qe ta rritesh larg rregullave te vjetra kanunore, larg hakmarrjes dhe tundimit per tu pasuruar pa djerse. Keto shiko moj zonje dhe leri pamfletet neper gazeta. Thuajini Jo gjakmarrjes, falni dhe kerkonj t'ju falin nese eshte e mundur ne emer te jetes.
PërgjigjuReagim i drejte dhe i ndjere! Vellai dhe nipi juaj nuk e meritonin vdekjen, qofte dhe per ngjarjen e vitit 2008. Etiketimet e medias se eshte lufte mes bandash, duke hamendesuar fisin tuaj si njerin prej tyre, jane makabre dhe lendojne dyfish dhimbjen e humbjes. Me vjen keq per fatkeqesine tuaj, shpresoj qe dora e vrasjeve te jete ndalur pas ketyre humbjeve familjare. Paçi veç gezime ketej e tutje.
Përgjigju