Zbardhet dosja e vrasjes në Rrëshen/ Snajperisti hyri si burrë, doli si grua! Priti 47-vjeçarin duke ngrënë kikirikë...si mori çelësin e apartamentit nga ku qëlloi

RRËSHEN- Snajperisti që ekzekutoi me një plumb të vetëm biznesmenin Kastriot Reçi, është parë të hyjë si burrë nga apartamenti prej nga ka qëlluar dhe më pas të dalë si grua. Ky është konstatimi që kanë bërë oficerët e policisë dhe prokurorët e Lezhës, të cilët gjatë 48 orëve pas kësaj çështje mundën të krijojnë një dinamikë të këtij krimi të rëndë dhe tepër të sofistikuar, që ka ndodhur në qytetin e Rrëshenit. Sipas një relacioni të policisë kriminale përcjellë në prokurorinë e Lezhës thuhet se snajepristi ende i paidentifikuar ka vëzhguar për një kohë të gjatë viktimën, duke ndërtuar dhe një plan strategjik e të sofistikuar për të bërë eleminimin fizik të shtetasit Kastriot Reçi.

Duke iu referuar këtij raporti policor, rezulton se vrasësi nuk ka qëlluar nga tarraca e pallatit, por nga dritarja e një apartamenti, që sipas policisë është hyrja nr. 28 e një pallati 9-katësh në Mirditë. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky apartament është në pronësi të shtetasit Gjergji Thoma, i cili është shoqëruar menjëherë në polici dhe ka dhënë shpjegimet për këtë ngjarje. Thoma, përgjatë gjithë natës është pyetur në detaje se kush e ka përdorur apartamentin e tij, duke sqaruar se:”…gjatë muajve të verës ia kam dhënë një personi me qira dhe ky person quhet Pashk Frroku nga Klosi i Mirditës…”.Më tej në rrëfimin e tij dhënë para oficerëve Gjergj Toma ka treguar se nga qiramarrësi Pashk, ka marrë vetëm dy herë qira prej një shume totale diku tek 300 mijë lekë të vjetra, 150 mijë leke të vjetra në muaj. Gjithmonë sipas dëshmisë së qiradhënësit, Pashk Frrokut, i ka dhënë dy çelësa për të hapur derën e apartamentit dhe pasi Pashku është larguar në drejtim të Gjermanisë tek vëllai i tij, ai i ka ndërprerë marrëdhënien e qirasë, duke i kthyer vetëm një çelës.

VIDEO/Momenti i vrasjes Kastriot Reçi

Që nga momenti, ku Pashk Frroku, është larguar e deri më sot apartamenti ka qenë i papërdorshëm nga askush. Mirëpo me sa duket një çelës, në rrethana ende të papërcaktuara ka rënë në dorë të hasmëve të familjes Reçi në Mirditë, të cilët kanë nisur të venë në jetë një plan djallëzor dhe tepër të sofistikuar për të vrarë me snajper Kastriot Reçin. Nga vëzhgimi i kamerave të sigurisë rezulton se ditën e ngjarjes në orën 6:30 minuta të mëngjesit një person që dyshohet të jetë si autori kryesor konstatohet që zbret nga një automjet tip "Benz Mercedes", dhe në duar mban dy çanta. Njëra nga çantat nga diametra të gjatë, e ngjashme me ato të armëve të zjarrit si çifte. Ndërsa tjetra duket që është një çantë e zakonshme rrobash. Sapo ka zbritur nga automjeti tip Benz, drejtuesi i makinës është larguar ndërsa personi tjetër ka marrë drejtim në hyrjen e pallatit 9-katësh, andej nga dhe është bërë goditja me armë. Nga ky moment deri pak minuta pas orës 12:00 të mesditës, qitësi ka pritur në banesë duke vëzhguar lëvizjet para lokalit të Kastriot Reçit.

Në raportin e policisë thuhet se: “autori i dyshuar teksa ka qëndruar për disa orë në ambientet e brendshme të apartamentit, ka konsumuar ujë, cigare dhe disa kikirikë, të cilat janë gjendur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, duke kërkuar ekspertim biologjik dhe AND-je”. Nuk ka kaluar shumë nga qëndrimi i tij në këtë banesë, i cili në fakt ishte pozicionuar në apartamentin me nr.28, qitësi rreth orës 12:00 ka qëlluar me një plumb të vetëm mbi, Kastriot Reçin, kur ky i fundit ishte në prani të një personi tjetër dhe një fëmije të mitur. Rezja e shikimit të objektivit nga dritarja e apartamentit është e plotë dhe jo shumë e largët, duke tek 100 metra largësi.

Snajperi qe autori hodhi nga pallati, u gjet nga policia ne pjesen e pasme te pallatit

Nuk ka kaluar shumë minuta nga kjo vrasje, kur kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person që del nga pallati në orën 12:07 minuta, i veshur si grua dhe me paruke me flokë të gjata që largohet me shpejtësi nga ngjarja, dhe në duar mban çantën me diamentër të gjatë, ku dyshohet ta ketë futur armën. Gjithmonë duke iu referuar analizimit të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, personi dallohet qartë se ka të veshur një fustan të zi dhe poshtë tij ka të veshura tuta me viza të errëta poshtë fustanit. Pas këqyrjes dhe krehjeve në terren të rrugëve nga ku mendohej se mund të ketë kaluar vrasësi, grupi i hetimit ka, arritur të gjejë një armë snajper, një paruke, një kanotiere, një palë këpucë dhe një fustan. Në vazhdën e administrimit të provave, prokuroria ka fiksuar në apartamentin nga u qëllua Kastriot Reçi, plot 10 prova, si gjurmë gishti, qime floku, pështymë, bishta cigareje, një bidon ujë, lëvore kikiriku, një qese ambalazhi kikiriku e prova të tjera. Të gjitha këto prova janë dërguar për ekzaminim në laborator, ku është kërkuar nxjerrja e analizave të AND-së.

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fitz: 10/01/2020 13:06

    Menyra se si eshte bere vrasja tregon qe hasmi nuk i llogarit shpenzimet edhe pse duhet te gjej nje profesionist qe ka nje efikasitet te tille...nje plumb ne zemer tregon qe kemi te bejme me qites te huaj duke pare dhe gjakftohtesin dhe organizimin e vrasjes...shikoni se qitesi ka dal nga ndonje pike kufitare dhe po gezon leket e porosis se mbaruar...shikoni kush eshte futur ndonje si puna e letizias por jo me te njejtat gabime ...

    Përgjigju
  • O tej: 09/01/2020 21:49

    Dava malokesh mirditore

    Përgjigju
    • O tej: 10/01/2020 09:41

      Per ca njifet mirdita re. Per pabesi dhe frikacake. Pyet nje tropojan ca thote per ju mirditoret

    • Pash Zotin: 10/01/2020 00:30

      Mohen per k te modh mirditoret e per qit arsye i kan inot kto bibilushet ha hahah aha

    • O tej: 09/01/2020 22:57

      Mos u kruj me mirditor se mirdita nifet shqipni..

    • O tej: 09/01/2020 22:27

      Na rrofsh ate neve , kok laken

  • Tironc: 09/01/2020 21:30

    Ka nje shans tjeter. Me ane DNA, rastesisht mundet qe ndonje kusheri i vrasesit te kete bere ose do te mund ta beje ne te ardhmen testin e DNAs. Nga pema bilogjike i afrohesh shume personit.

    Përgjigju
  • Erik: 09/01/2020 19:42

    Qites i zoti, por krejt budalla lidhur me provat e lena ne vendngjarje. Mbase ka menduar se nuk do merrej vesh nga cili vend do kishte qelluar dhe s'ka treguar kujdes, besoj se gjetja e tij do jete e kollajte pas kesaj.

    Përgjigju
    • Trnakop: 10/01/2020 09:07

      I bindur jam se ka vet vrasesi ka "lene gjurme" te huaja - pra nese eshte profesionist i tille e ka kontaminuar vet vendin e ngjarjes per ti vene ne lathitje policinw etj.

    • Alb: 09/01/2020 20:34

      Aspak e kollajt po ska rekord kriminal ato gjurm jane te kota,por e vetmja menyr qe mund te gjendet eshte vtm ndonje deshmitar nese ka par te hipi ne ndonje mjet se nrm mjet transporti ka perdorur per tu larguar nga rresheni.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës