Për modelen bukuroshe, Gigi Hadid, pa dyshim flitet shumë. Ajo tërheq vëmendje në çdo dalje të saj, qoftë në pasarelë apo edhe në rrugë. E nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe kur ajo doli nga apartamenti i saj në Manhatan së bashku me të motrën Bella.

Këtë herë ka tërhequr vëmendjen një incident i bukuroshes, e cila u pengua në rrugë dhe për pak do të kishte rënë po të mos kishte qenë e motra e saj që e mbajti.

Me një fustan të gjatë të artë, Gigi si duket u pengua pikërisht nga gjatësia e tij, por ishte me fat të kishte motrën. E kush ka motër e nuk u ndje me fat tek e fundit.
 

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com