Me gol historik, Ajax fiton Superkupën e Holandës

Me gol historik, Ajax fiton Superkupën e Holandës

Ajax e ka nisur sezonin e ri aty ku mbylli të kaluarin pavarësisht se skuadra nga Amsterdami ka larguar disa yje në merkaton e verës. Mbrëmjen e së shtunës Ajax ka bërë të vetin Superkupën e Holandës falë fitores 2-0 kundër PSV.

Ndeshja në ‘Johan Crujff Arena’ nisi me gol pothuajse që nga tuneli, pasi Dolberg realizoi që në sekondën e 35. ‘Bomberi’ këtë sfidë I bëri vetes edhe një vend në histori, pasi ky ishte goli më I shpejtë I realizuar ndonjëherë në këtë kompeticion.

PSV Eint’hoven u përpoq  të reagonte, por e pati të vështirë për të kaluar topin pas shpinës së portierit Onana. Atë që së bëri dot PSV e bëri sërish Ajax pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë, me Daley Blind, mbrojtësin e përshtatur si mesfushor, i cili realizoi golin e dytë dhe që njëkohësisht stampoi edhe rezultatin përfundimtar.

Vërshëllima e trefishtë e arbitrit sinjalizoi trofeun e tretë për Ajax pas atij të kampionatit dhe Kupës. Përtej vlerës së kompeticionit ky ishte edhe një test i rëndësishëm për skuadrën e Ten Hag pasi gjatë verës janë larguar yje si Frenkie de Jong dhe Matiis De Ligt.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar

Itali/ Zbulohet 'streha e kokainës', gjenden 76 kg drogë, pakot dorëzoheshin me furgon! Mes 2 të arrestuarve 1 shqiptar