‘Më kanë flakur bojën në pikturë’, piktori Franko Dine tregon reagimet e qytetarëve për pikturat e tij

Franko Dine është një nga artistët e punësuar nga dekori I Bashkisë Tiranë, për ti sjellë Tiranës, gjallëri me artin e tij. Shpesh kalojmë rrugëve të Tiranës, duke parë këto murale kaq të bukura pa e ditur se kush është autori I panjohur që fshihet pas tyre. Ai pasionin për pikturën e shndërroi në passion për të vizatuar muret dhe  numëron disa nga veprat e artit urban në kryeqytet. Në një intervistë në ‘’ Rreze Dielli’’ ai përpos bukurisë dhe lumturisë që I fal puna si artist, dhe krijimtaria e tij,  ka treguar edhe anën tjetër të medaljes, ku shpesh herë muralet që ka realizuar nuk janë pritur mirë nga qytetarët.

‘’ Ka njerëz që edhe nuk e pëlqejnë, nuk është se ti medoemos te gjithë Tiranën do ta bësh imazh dhe do ta pëlqejnë, jo ka njerëz që nuk e pëlqejnë, ka njerëz që e duan shumë, ka njerëz që edhe e dashurojnë. Ti thjesht bëje, dhe në moomentin që njerëzit fillojnë dhe shajnë, që ka ndodhur raste pa fund me të shara, që nuk më kanë lënë të punojë, ka ndodhur raste që kanë qëlluar vincin me gurë, kanë ndodhur raste që kanë hedhur bojën, unë kam bërë gjysmën e punës, e kanë flakur bojën tek puna, ka raste ekstreme’’ shprehet ai.

Ai tregon edhe për pikturat që ia janë fshirë, për shkak të mesazheve që ai ka dëshiruar të jap, por që shpesh nuk janë të lehta për tu pranuar. Franko flet edhe për një pikturë, në të cilën ka ndihmuar por që në Shqipëri nuk është pëlqyer dhe është fshirë. Franko shprehet mjaft I Indinjuar për mënyrën se si arti shihet në sytë e qytetarëve shqiptarë.

‘’ Atë pikturë e ka realizuar Nemo, një ndër arsitët më të mirë në botë, por që në Shqipëri nuk u vlerësua si duhet. Në shqipëri mund ta sjellësh dhe Mona Lisën ta marrësh nga Luvri dhe njerëzit ta shkelin me këmbë. Përse? Sepse Nemo në atë kohë u gjend në kohë dhe në vendin e gabuar. Njerëzit nuk arritën ta konceptonin si punë, si një vepër publike, si një punë e cila godet një shoqëri dhe ja plasë në fytyrë, I thotë një të vërtetë që shqiptarët dhe meshkujt shqiptarë janë maskilista të paparë, dhe sigurisht që nuk u pëlqye kjo gjë’’ shprehet Franko.

D.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Suksese ne te ardhmen ..: 08/06/2020 14:22

    TI je i Nderuar dhe i vleresuar nga Njerezit qe te kuptojne .. Ata qe te pengoje dhe ste kuptojne ,thjeshte Jane Si ai bari keqe neper rrenjet e nje trendafili qe Kindern in nga era e mire .. Respekte Bojrat perdoren kudo ne jete ,jo vetem ne Piktura..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja