'Më kanë paguar 10 mijë euro që të të vras', ja kush është vlonjati që i vuri përgjues vrasësit me pagesë! Porositësi arrestohet pas denoncimit

'Më kanë paguar 10 mijë euro që të të vras', ja kush është vlonjati që i vuri përgjues vrasësit me pagesë! Porositësi arrestohet pas denoncimit

Artan Xhelili

Rasti i Artan Xhelili, nga Orikumi në Vlorë, u denoncua sot nga emisioni "Fiks Fare", ku u publikua edhe një përgjim mes një personi që kërkonte ekzekutimin e tij dhe një vrasësi me pagesë. Ai thotë se vrasësi me pagesë i kishte shkuar vetë në shtëpi dhe i kishte thënë se e kishin paguar 10 mijë euro për ta vrarë.

“Personi që ka marrë ofertën ka ardhur në shtëpinë time dhe më kanë thënë se filani ka ofruar 10 mijë euro për të më vrarë. Nuk e besova dhe e kam pajisur me një regjistrues. Më tha po dhe ka shkuar te porositësi. E futa vetë në inçizim. E takoi dhe mbasi kishte marrë ofertën erdhi dhe më solli inçizimin”, ka thënë ai.

Katër ditë pas kësaj, atij iu vu tritol në shtëpi, ndërsa shton se dorëzimin e këtyre inçizimeve në polici e ka bërë në momentin që u regjistrua kjo ngjarje, në datën 12 prill 2021. Ai akuzon policinë se nuk veproi.

“Më morën në pyetje dhe i thashë një emër. Ia tregova edhe inspektorit që më merrnin në pyetje. E dëgjoi nëndrejtori shefi i krimeve. E futën në kompjuter dhe që nga ajo kohë s’kanë marrë asnjë masë” pohon Artani.

Shënjestra tregon se kush ka qenë personi që ka marrë ofertën, pra vrasësi me pagesë. “Personi quhet një F., emrin e gjatë nuk ia di. Një F. V. Erdhi atë ditë dhe më tha. Dhe këtij personi i dhashë edhe regjistruesin. Këto gjëra ia kam treguar edhe policisë. Deri më sot nuk di çfarë bëhet. Nuk dua që të fus familjet e mia në konflikt. Dua që shteti ta zgjidhë këtë problem” përfundon Artan Xhelili.

Ndërkohë, "Fiks Fare" pretendon se policia zbardhi ngjarjen e shpërthimit me eksploziv 1 javë pas interesimit të tyre, ku është kapur edhe porositësi shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Orikum. Ai akuzohet për dy akuza “shkatërrim prone me eksploziv” dhe “sigurimi i kushteve dhe i mjeteve për të kryer vrasje”./ TCH

 


Lajmi kryesor:

Publikohet përgjimi, pazari mes një vrasësi me pagesë dhe porositësit: 10 mijë euro janë pak, rrezikoj burgun! Më ofro një çmim që të kënaqem e të shkëputem nga hallet


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja