Një 41-vjeçar është arrestuar në Korçë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Polena”.

Policia ushtroi kontroll në lokalin e 41-vjeçarit në fshatin Polenë, ku u gjet një sasi kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Polena”.

Shiste lëndë narkotike, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, sasi e cila iu gjet 41-vjeçarit në lokalin që kishte në përdorim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Polena”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit N. Dh., alias M. K., 41 vjeç, banues në fshatin Voskop, Korçë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin që ky shtetas kishte në përdorim, në fshatin  Polenë, Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e ndarë në doza gati për shitje.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.