Me komshiun, edhe nëse ke hasmëri, duhet të pajtohesh

Me komshiun, edhe nëse ke hasmëri, duhet të pajtohesh

Familje të forta në Shqipëri, sidomos në Veri, për rivalitet, për zona influence  ose edhe thjeshtë për burrni, kanë qenë në gjak për shumë kohë, janë vrarë, por, në fund, e kanë parë të domosdoshme të takohen me ndërmjetësim, të pajtohen e në disa raste pajtimi është mbyllur me miqësi,  përmes martesave! Kështu, nga familje në armiqësi, janë kthyer në familje shumë të lidhura, më të bashkuara e më të forta se me parë! 

Hasmëria dhe miqësia, zakonisht, ndodhin gjithmonë me atë që ke komshi, sepse marrëdhënie janë të detyrueshme dhe të intensifikuara dhe kur janë të tilla, aq sa të mira janë, aq mund të bëhen edhe problematike!

Ligjet, po ashtu edhe marrëdhëniet ndërkombëtare, zanafillën e kanë në të të Drejtën Zakonore që, në Shqipëri, njihet me zhargonin e njohur "Kanun"! 
Në marrëdhëniet mes fqinjëve dhe shteteve hynë ajo që njihet me termin "Diplomaci" dhe e kjo e fundit bëhet me ndërmjetësim, me kontakte, me marrëveshje, ashtu siç e parashikon edhe Kanuni në nivel kombëtar!

Serbët dhe shqiptarët, pa kërkuar si dhe pse, janë fqinj! Pa kërkuar si dhe pse, kanë pasur marrëdhënie të vazhdueshme mes këtyre dy kombeve, herë thuajse normale, herë te tjera normale, por shumë herë edhe armiqësore që, sipas konceptit kryesisht të Veriu të Shqipërisë,  njihet hasmëri! Serbët janë aty ku janë dhe ne shqiptarët jemi këtu ku jemi, por prej shekujsh, tashmë, jemi përballë njëri-tjetrit! 

Për të qëndruar në hasmëri e kanë kollaj të dyja palët, por çfarë ju lëmë brezave në të ardhmen, mundësinë për hakmarrje e për pasojë mundësinë e sigurt për të derdhur gjak edhe për shekujt e ardhshëm!

Nëse nuk pranojmë realitetin dhe ekzistencën tonë, atëherë nuk mund t'i zgjidhim problemet e të kaluarës e nuk mund të sigurojmë një të ardhme të përbashkët e në paqe! Ajo linjë e mendimit, që thekson, se palët s'mund të bashkëjetojnë, dhe pse jo edhe të pajtohen, nuk pranojnë realitetin, por në thelb nuk duan as paqen!

Në diplomaci, pajtimi dhe paqja arrihen duke u takuar, biseduar e duke gjetur arsyet që më shumë rrisin mundësinë e bashkëpunimit, sesa refuzimin dhe mohimin! 
Në të Drejtën Kanunore, ndërmjetësimi bëhet nga njerëz të nderuar e me reputacion, ndërsa në diplomaci bëhet nga shtete të fuqishme, që japin e mbajnë garanci mbi palët!

Ballkanin e Hapur, po e konsideron, ajo linjë e mendimit që pëlqen mohimin, si një gjëmë të madhe! Ndërsa, nëse shikojmë pasojat e të kaluarës dhe mendojmë si për të ardhmen, është një mundësi për t'u takuar, biseduar e bashkëpunuar për interesa të përbashkëta, e pse jo, edhe si një mundësi për të pranuar ekzistencën reciproke e për të bërë paqen!

Nëse, shqiptarët zgjedhin rrugën e mohimit me fqinjët e nuk gjejnë forcën për të hyrë në marrëdhënie e për të krijuar mundësi bashkëpunimi, atëherë do të jenë vetëm të humbur në të ardhmen! 
Ne, i kemi të gjitha mundësitë e arsyet historike të hyjmë në bisedime me kokën lartë, qoftë edhe me serbët! Nëse nuk mendojmë për paqen, atëherë ne i shërbejmë konfliktit dhe luftës e nga këto të fundit nuk ka të fituar!

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Trnakop Kacija: 08/07/2022 15:14

    I thoni Berishes qe deklaroi ne protesten e mbremshme sapo te vije ne pushtet do ta anuloje Open Balkan. Vaj medet po hypi my ne pushtet kembe njeriu ktu ska me nbet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit

Vrasja e 14 vjeçarit, Flutura Açka: U harrua thelbi i familjes po endet drejt spektaklit! Urgjente hapja e shkollës së riedukimit