Më në fund, pengmarrja e Shqipërisë mori fund

Më në fund, pengmarrja e Shqipërisë mori fund

Edi Rama dhe Angela Merkel

MË NË FUND...

Negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian s'kanë më asnjë pengesë! Parlamenti i Maqedonisë së Veriut sapo ia ka ndezur dritën jeshile propozimit të fundit francez. Pengmarrja absurde e Shqipërisë ka marrë fund.

U deshën plot 3 vite të stërmundimshme nga vendimmarrja e Këshillit Europian për t'i hapur rrugë negociatave, që vargmali i pengesave artificiale të ngritura përpara Shqipërisë të rrafshohet tërësisht. 3 vite të tëra top futbolli nëpër fushat e interesave të politikës së brendshme të vendeve anëtare - pa harruar edhe xhagajdurët e mëmëdheut, grata e non grata, që tërë këto vite nuk i lanë dy gurë bashkë, për ta bllokuar Shqipërinë për llogari të interesave mizerabël të politikës së tyre pa fe, pa atdhe, pa din e as iman.

3 vite me gjëma të pandara, nga tërmeti tek pandemia dhe tani mes pasojave të luftës në Ukrainë mbi çmimin e jetesës këtu e kudo në botë. Këto sfida të jashtëzakonshme kanë vënë në sprovë jo thjesht qeverinë, po karakterin tonë si vend, si bashkësi njerëzish dhe si shumicë qeverisëse natyrisht.

Ja kemi dalë përsëri! Siç ia dolëm me tërmetin e me pandeminë, kur thuajse askush nuk e besonte se do t'ia dilnim, do t'ia dalim edhe me krizën e re që ka sjellë lufta, po edhe me negociatat që do ta bëjnë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

Ja kemi dalë pa e ulur ritmin e reformave, të punës e të ndryshimit, pavarësisht premtimeve të pambajtura të BE-së. Do t'ia dalim duke e rritur më shumë ritmin, duke e përmirësuar më tej punën dhe duke e thelluar ende më tepër ndryshimin.

Ja kemi dalë pa u mposhtur nga zhgënjimet e as nga lëndimet jo të lehta të këtyre viteve. Do t'ia dalim duke vazhduar të nxjerrim mësime dhe duke mos ngurruar në korrigjimin e vetvetes.

Ja kemi dalë me kokën lart, duke arritur ta ngremë Shqipërinë në sytë e më të mëdhenjve, aty ku ajo s'ka qenë kurrë, e vlerësuar dhe e respektuar si e barabartë në çdo marrëdhënie ndërkombëtare. Por të mos e harrojmë, ky nuk është fundi i rrugës sonë, por vetëm fillimi i një pjese të re të rrugës për Shqipërinë që duam.

Delegacioni shqiptar do të niset të hënën në Bruksel për ta filluar këtë pjesë të re rruge, duke filluar negociatat e anëtarësimit. Do t'ia dalim në krye edhe kësaj pjese të re përpjekjesh, duke u lidhur më ngushtë me shqiptarët dhe duke e synuar me forca të reja majën ku do ta ngjisim me se s'bën Shqipërinë.

Faleminderit të gjithëve ju, që më mbështesni e inkurajoni apo më ngacmoni e nxini jetën me komentet tuaja.

Faleminderit të gjithë shqiptarëve që me votën e tyre, na e kanë besuar neve, socialistëve e progresistëve, këtë mision historik për Shqipërinë dhe po ashtu, faleminderit, atyre që duke mos na e dhënë votën, na kanë bërë më luftarakë e kokëfortë për misionin e Atdheut tonë të përbashkët.

Faleminderit miqve e partnerëve tanë, që të gjithëve, për mbështetjen, kritikat, por edhe për refuzimet e viteve të fundit, të cilat na kanë ushqyer forcën, kalitur durimin dhe mprehur urtësinë.

Faleminderit në fund, por jo për nga rëndësia, edhe Lindës e fëmijëve, që mbajnë në këtë rrugë barrën e një sakrifice të mundimshme, të cilën veç ata e askush tjetër mund ta kuptojnë dot se çfarë halli është.

Për hajër 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bilo pilafi: 18/07/2022 12:18

    Mjere shqiptaret per ty o pleher.

    Përgjigju
  • Sh mirë: 18/07/2022 12:05

    Tani me negociatat e hapura do shohim gardhin që na kanë rezervuar. Shpresoj akoma që Z. Rama të taksojë më të pasurit sipas premtimit me të cilin erdhi në pushtet. Dhe jo t'ja fali taksat atyre që kanë bërë para në kurriz të atyre që i dhanë votën. Me që, siç të paktën shpresoj, ke bërë ca llogari dhe me sa duket e di se sa parà janë informale, pse nuk jeni të zotë t'ja konfiskoni, bllokoni, gjobisni? Thoni janë aq mëndjendritur sa të pranojnë të damkosen zyrtarisht si evazorë fiskal edhe pse "pa pasoja"?

    Përgjigju
  • Ana: 17/07/2022 19:54

    Ky eshte nje lajm shume i pritur per cdo shqiptar

    Përgjigju
  • Miri: 17/07/2022 19:53

    Ju lumte z Rama na keni krenuar me kete arritje

    Përgjigju
  • Altin: 17/07/2022 18:19

    Ju lumte kryeminister. Vetem fale punes tuaj dhe durimit kemi arritur qe te anetaresohemi ne Be.

    Përgjigju
  • luli: 17/07/2022 18:19

    Nje lajm shum i mire dhe i shumpritur per Shqiperine! Suksese shqiperise drejt rruges Europiane dhe faleminderit juve zoti rama ????????????????????

    Përgjigju
  • norjan: 17/07/2022 18:18

    Ne ishim deshmitatet per gjithe punën dhe përpjekjet e vazhdueshme të qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama per në rrugën e integrimit evropian të Shqipërisë , respekt Gjigand✊

    Përgjigju
  • urim: 17/07/2022 18:18

    Me ne fund pjese e Be

    Përgjigju
  • Olsi: 17/07/2022 18:17

    Eshte merita juaj dhe puna juaj e palodhur qe na solli deri ne kete pike qe kemi vite qe prisnim

    Përgjigju
  • E verteta: 17/07/2022 15:10

    Eshte se pengmarrja e Shqiperise vazhdon dhe quhet "Kapje e Shtetit". Ku ligjet behen nga ata qe perfitojne dhe parate transaktohen brenda nates qe ti marrin e te presin deri sa tua "legalizojne". Nuk ka patur Shqiperia drejtues me negativ se Enver Hoxha. Apo Sali Sali Berisha. Derri me dje. Por ne dallim psh Hoxha kurre nuk tha "une" por "partia". Ndersa Berisha "jo une, Demokracia" genjente si ne derr! Per fat tone te keq tashme qeverisemi nga nje hibrid komunisto-zhgarravinist te cilit UNI eshte mbibte gjitha. Dhe ka nevoje te perditshme per korin e zhabave te veta ti kujtojne me te mire se ai nuk ka.

    Përgjigju
  • Kajo: 17/07/2022 15:01

    Bravo zoteri une jam mije per qind i bindur qe kjo ishte shperblimi i mundit tuaj dhe qeveris qe drejton per kaq e kaq vite..mjer ata qe nuk ju kuptojne na ke bere krenare per shqiperine tone je nje fenomen qe gjith bota te do flm zoti rama per perkushtimin pastertine sinqeritetin karshi polullit tone hallall gjiri qe te riti ishe dhe je fati i shqiptarise..persh nga SPANJA Urime LEGJENDE.

    Përgjigju
  • Arber: 17/07/2022 13:53

    Nje lajm shume i mire dhe nje vendim i drejte i mare per shqiperine!!

    Përgjigju
  • Denis: 17/07/2022 13:53

    I gjithe mundi dhe perpjekja qe ka bere zoti Rama po shperblehet duke bere te mundur te antaresohemi ne BE

    Përgjigju
  • Agim: 17/07/2022 13:46

    Pritjes se madhe i erdhi fundi fale punes se palodhur qe ka bere e gjithe qeveria per te na bere sa me pare pjese se BE

    Përgjigju
    • Lexues: 17/07/2022 14:29

      Ke ndonje ide cfare nodh pas kesaj apo partia mbi te gjitha

  • Blerina: 17/07/2022 13:13

    Kemi ecur aq shum perpara keto 10 vite dhe me ne fund europa e kuptoi kete gje tashme ska me pengesa te marten ne jemi zyrtarisht ne bisedime fale jush zoti rama

    Përgjigju
  • Ori: 17/07/2022 13:12

    Bravo zoti kryeminister eshte padiskutim merita juaj qe shqiperia me ne fund shikon driten ne fund te tynelit ne gjithe kete histori , tani europa duhet te na mirepres

    Përgjigju
  • Blerta: 17/07/2022 12:38

    Kjo vjen fal punes se kryeministrit. Me ne fund pritjes i erdhi fundi. Bullgaria beri zgjedhjen e duhur me heqjen e vetos. Tashme pengesat dhe judtifikimet jan zhdukur, dhe kerkesat jan plotesuar nga ana jone.

    Përgjigju
  • Toni: 17/07/2022 12:37

    Kembngulja e kryeministrit tone ishte ajo qe e mundesoi kete gje per ne. E ka zhvilluar shume vendin tone me investimet e kryera gjith keto kohe. Jemi shume te lumtur qe me ne fund e kemi rrugen e lire

    Përgjigju
  • kela: 17/07/2022 12:33

    Shqiperia e ka mese te merituar te behet pjese e bashkimit europian. Kemi punuar shume gjith keto koh po me ne fund pritjes tone i erdhi fundi. Faleminderojm kryeministrin tone

    Përgjigju
  • Geri: 17/07/2022 12:23

    Merite vetem e juaja kryeminister Edi dhe kjo tjeter arritje per vendin tone! Je i vetmi lider shqiptar qe po punon kaq fort per ta zhvilluar Shqiperine dhe per ta anetaresuar ne BE,Edi Rama i vetmi per Shqiperine! Krenohemi me ju Edi!

    Përgjigju
  • Xheni: 17/07/2022 12:18

    Vetem fale kembenguljes suaj kryeminister Edi e arritem dhe kete dite.Endrra e te gjithe shqiptareve me ne fund do realizohetttt,porta europiane po hapet per ne????????????????!

    Përgjigju
  • Geri: 17/07/2022 12:04

    Ja z Rama qe u mundua aq shum e ja arriti qellimit te tij i lumte

    Përgjigju
  • Andi: 17/07/2022 11:50

    Ky eshte lajmi me i mire per ne.Bravo qeverise qe na e mundesoi dhe kete arritje te madhe per ne.Suksese

    Përgjigju
  • Tea: 17/07/2022 11:49

    Jam shume krenare per Shqiperine.Me ne fund do te marim ate qe meritojme.

    Përgjigju
  • Iris: 17/07/2022 11:47

    Ky ishte nje dit e cila na ritregoi dhe nje here vleresimin e puneve te pafundme qe z.rama ka bere per vendin tone

    Përgjigju
  • Sea: 17/07/2022 11:40

    Me ne fundd Shqiperia po mer ate qe meriton

    Përgjigju
  • Klajdi: 17/07/2022 11:32

    Nje lajm i cili jjo vetem qe na gezoi por na beri te kuptojme qe puna heret ose vone vleresohet. Z.rama ka kaq kohe qe mundihet te permbush cdo objektiv te kerkuar e tashme kjo gje u shperblye

    Përgjigju
  • Ana: 17/07/2022 11:30

    Nje lajm super i mireee vendi yne meriton shume

    Përgjigju
  • Ylber: 17/07/2022 11:30

    Epo ja fal kujt e kemi kete lajm te mire fal z.rama qe me deshiren dhe me punen e tij ja dolem,suksese

    Përgjigju
  • Gezim: 17/07/2022 11:29

    Ju falenderojme shume per kete lajm . Mezi e kemi pritur

    Përgjigju
  • Teo: 17/07/2022 11:28

    Keni bere nje pune shum te mire z.kryeminister per te arritur deri ketu,jemi krenare qe kemi nji lider si ju

    Përgjigju
  • Olti: 17/07/2022 11:28

    Nje lajm shume i mire per te gjithe ne jam shume i lumtur

    Përgjigju
  • Iris: 17/07/2022 11:27

    Keni bere te pamunduren qe per vendin tone negociatat te hapen. Me ne fund kjo gje u be e mundur dhe cdo pengese qe kishim para u largua. Urime

    Përgjigju
  • Ana: 17/07/2022 11:26

    Me ne fund nje lajm i mire per vendin tone pas kaq shume kohesh pritja mori fund. Urime

    Përgjigju
  • Elda: 17/07/2022 11:26

    Bravo zoti rama me ne fund ju shperblye puna e madhe qe keni ber gjith keto kohe

    Përgjigju
    • Yp xhixhi: 18/07/2022 14:39

      Bilo pilafi do sallam djeges apo suxhuk kosove yp xhixhi bilo

  • Alma: 17/07/2022 11:25

    Puna e madhe per gjat gjith kesaj kohe me ne fund u shperblye

    Përgjigju
  • Dea: 17/07/2022 11:20

    uroj qe se shpejti te jemi dhe ne pjese e BE

    Përgjigju
  • aleks: 17/07/2022 11:20

    uroj qe negociatat te hapen sa me pare

    Përgjigju
  • Elona: 17/07/2022 11:11

    Jemi krenar per ju dhe per gjithe punen tuaj vetem ju e keni zhvilluar Shqiperine zoti Rama.

    Përgjigju
  • Bora: 17/07/2022 11:09

    Bravo Edi Rama fal jush dhe punes tuaj morem nje lajm te mire.

    Përgjigju
  • Titi: 17/07/2022 11:00

    Tashme ska asgje qe te na pengoj shpresoj qe negociatat te hapen sa m pare

    Përgjigju
  • Exhi: 17/07/2022 10:59

    Me ne fund tashme jemi akoma dhe m afer antarsimit

    Përgjigju
  • Shqipetar: 17/07/2022 10:46

    Bravo! E ke ngritur Shqiperin ne nje tjeter nivel, vec ti munde ta beje forca para!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë