Presidenti Rus Vladimir Putin ka dalë ditën e sotme në publik pas 10 ditëve mungesë duke i dhënë në këtë mënyrë fund të gjitha spekulimeve të mediave në lidhje më gjendjen e tij shëndetësore. Ai ka zhvilluar një takim me homologun Kirgiz, Almazbek Atambaier, në pallatin Kostandin pranë Shën-Petersburgut.
“Gjithçka do të jetë e mërzitshme pa thashetheme”, ka deklaruar Putin.
Lajmi u bë me dije nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale nga Atambayev ku thuhej se “Putin sapo më shoqëroi për një xhiro këtu afër, dhe mund t’ju konfirmoj se është në gjendje të shkëlqyer”.
Me këtë dalje të tijën, Putin ka shuar të gjitha zërat dhe aludimet që po qarkullonin që prej datës 5 mars për mungesën e tij në publik edhe pse nuk është dhënë asnjë shpjegim për mungesën që ai pati.
Më herët lideri rus dha porosi për flotën e vendit që të qëndrojnë në gatishmëri të plotë luftarake në Artik. Sipas autoriteteve ruse bëhet fjalë për rreth 56 anije e aeroplanë lufte, si dhe për 28 mijë trupa ushtarake.
(O.B/SHQIPTARJA.COM)
/Shqiptarja.com