Me një plumb në kokë, ekzekutohet në rezidencën e tij presidenti i Haitit! Në gjëndje të rëndë gruaja e tij

Presidenti i Haitit Jovenel Moïse është ekzekutuar me armë zjarri në rezidencën e tij private.

Lajmin e ka bërë me dije kryeministri i përkohshëm Claude Joseph, i cili sqaroi se rreth orës 1 të mbrëmjes së djeshme një grup personash të paidentifikuar, përfshirë edhe disa te cilët flisnin spanjisht, kanë hyrë në rezidencë dhe kanë qëlluar për vdekje në kokë me armë, presidentit Moïse.

Ata gjithashtu ka qëlluar edhe në drejtim të zonjës së parë, e cila u dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Duke dënuar aktin çnjerëzor dhe barbar, kryeministri në detyrë bëri thirrje për të ruajtur qetësinë dhe siguroi qytetarët se situata tashmë është nën kontroll, duke garantuar vazhdimësinë e shtetit.

Moise ka qeverisur vendin më të varfër në Amerikë, prej vitit 2017 dhe është përballur me akuza të ashpra të korrupsionit dhe protesta masive kundër tij.

Sipas kundërshtarëve të tij, mandati i tij duhet të kishte marrë fund në 7 shkurt të vitit 2021, ekzaktesisht 5 vite pasi Moise u vendos ne vendin e presidentit të mëparshëm pasi ai dha dorëheqjen.

Megjithatë Moise këmbënguli, gjë që solli përplasje të forta dhe të shumta.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:11
Presidenti u ekzekutua me plumb në kokë, gruaja e tij në gjendje të rëndë në spital

Martine Moise, gruaja e presidentit të Haitit, Jonenel Moise i cili u vra me plumb në kokë, ndodhet në gjendje të rëndë në spital për shkak të plagëve të marra.

Zonja e parë, Martine Moise, sipas ambasadorit haitian në Santo Domingo, në Republikën Dominikane, është gjallë, por në kushte shumë të rënda shëndetësore. Burime mjekësore të cituara nga media lokale, disa orë më parë, kishin njoftuar vdekjen e saj.

J.GJ./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sani: 07/07/2021 15:49

    Duhet denim shembullor per keta pisa vetem mbush xhepa burr 1.25 cm la 12 vjet lushnje ne dor

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja