Bleona Qereti ka bërë një cover të këngës italiane “Su di noi” që ka qenë hit shumë vite më parë, kur këndohej nga artisti Pupo. Në videon e publikuar në rrjetet sociale këngëtarja shqiptare shihet mjaft joshëse, dhe pothuajse e zhveshur.
Në disa sekuenca bie në sy momenti kur Bleona ka vetëm reçipetat veshur dhe organin e saj gjenital e ka mbuluar me një trëndafil. Videoklipi është xhiruar në plazhin e mrekullueshëm, El Matador Beach, në Malibu.
“Kjo është një nga këngët më të dashura për mua. Është pak nga muzika me të cilën u rrita si artiste që fëmijë. Kush më njeh personalisht e di që unë kam mësuar italisht vetëm që të kuptoj këtë këngë. Ende sot e këndoj ‘Su Di Noi’ në çdo koncert timin.
Ndërsa kjo video nuk ishte bërë për t’u publikuar, por me ngjarjet që ndodhën në Malibu, gjithçka mori tjetër kuptim. Kjo video ka një vend special në zemrën time sepse është xhiruar në një nga plazhet më të bukura në botë. Doja që ta ndaja me të gjithë si një dhuratë plot dashuri dhe dritë,”- shkruan Bleona krahas videos.