Mero Baze: Kuvendi i Berishës i refuzuar nga Bleona

Mero Baze: Kuvendi i Berishës i refuzuar nga Bleona

Këngëtarja Bleona Qereti

Sali Berisha do të mbledhë nesër në një miting politik, mbështetësit e tij për të vetëshpallur pushtimin e Partisë Demokratike nën trysnin e një vendimi të pritshëm nga Gjykata në Tiranë, kundër legjitimitetit të tij në krye të PD.

I refuzuar nga një pjesë e madhe e deputetëve të Partisë Demokratike, i refuzuar nga figura kyçe të larguara nga PD si Patozi apo Bregu, dhe i shënjestruar nga zyrtarë të lartë amerikan si person që do të izolohet bashkë me mbështetësit e tij, Sali Berish apo nxiton të bëjë fakt të kryer pushtimin e PD, pa asnjë rregull, pa asnjë standard, dhe mbi të gjitha, pa asnjë qëllim politik për të cilin shpiku rithemelimin.

E vetmja vlerë reale që ka Kuvendi i Berishës më 30 prill, është se vulos ndarjen e Partisë Demokratike nga Sali Berisha, duke e ndarë forcën e parë antikomuniste të Shqipërisë në dy grupime, në një pro-perëndimore dhe në tjetrën anti-perëndimore, drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Gjithë pjesa normale e Shqipërisë që mbështet opozitën dhe kërkon që ajo të vijë në pushtet, natyrisht refuzojnë të shkojnë me Berishën. Shifrat tregojnë se zgjedhjet formale të Berishës në disa degë, sipas vet Berishës, janë rreth 10 për qind e anëtarësisë së deklaruar të Berishës.

Fjala vjen, nëse në një degë për të “shkarkuar” Lulzim Bashën më 18 dhjetor votuan 2800 vetë, për të zgjedhur kryetarin e PD në zgjedhjet e Berishës votuan 270 vetë. Të dyja shifrat janë të Berishës dhe tregojnë se ai nuk ka bërë zgjedhje, por përzgjedhje njerëzish, që t’i ketë besnikë në këtë betejë. Dhe për këtë arsye shumica e tyre janë llumi i shoqërisë, ose njerëz të inkriminuar, që të vetmen shpresë shikojnë Sali Berishën.

Por për ta kuptuar se sa fals është procesi i Berishës, hidhini një sy kandidaturave të Këshillit Kombëtar, ku do gjeni ndoshta njerëz që nuk dinë gjë fare që janë kandidat. Një prej tyre ishte këngëtarja Bleona Qerreti, një personazh kontrovers i shoubizit shqiptar, e cila jeton prej dy dekadash në SHBA. 

E kam shumë të vështirë të kuptoj për çfarë arsye i duhet Sali Berishës dhe demokratëve në Shqipëri, Bleona, pa qenë ndonjëherë e angazhuar politikisht, përveç njohjeve personale me politikanë. 

Nuk besoj as që është ndonjë dëshirë pleqërie e Sali Berishës, për të pasur femra të bukura në krah, se ndryshe do mbante vetëm Garon dhe jo Kokalarin.

Me siguri është kompleksi i tij që të ketë një anëtare të Këshillit Kombëtar me pasaportë amerikane, meqë ka dalë në foto me presidentin Trump.

Por aq i lexueshëm është nga larg halli i Sali Berishës, sa  ja ka kuptuar dhe Bleona, duke refuzuar me shpjegimin se do punojë për qeverinë amerikane, duke nënkuptuar se nuk ka punë me  anti-amerikanët. 

Kështu që Kuvendi i nesërm i Berishës, i cili tentoi të hynte në histori si Kuvendi që do bashkonte demokratët kundër SHBA, në fakt do mbahet mend si Kuvendi që u refuzua nga Bleona.

Dhe të mendosh që Bleona është aq e dashur me të gjithë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës

Dimri i vertetë ka mbërritur! Orteqet e borës izolojnë Iballën në Fushë-Arrëz! Banorët përballen me vëshitërsi në Shishtavec të Kukësit dhe Theth të Shkodrës