‘Merrja rrogën një herë në tre muaj, më nxirrnin nga shtëpia me qira se nuk kisha para’, Donaldi flet për vështirësitë që ka hasur në karrierë: Flija herët se isha pa ngrënë

‘Merrja rrogën një herë në tre muaj, më nxirrnin nga shtëpia me qira se nuk kisha para’, Donaldi flet për vështirësitë që ka hasur në karrierë: Flija herët se isha pa ngrënë

Einxhel Shkira akuzoi mbrëmjen e djeshme vëllezërit Veshaj se fama e tyre e kanë marrë nga lidhjet me vajzat e njohura të showbizit dhe jo nga karriera e tyre. Donaldi ka folur me Arjolën, të cilës i ka treguar të gjitha sakrificat që ka bërë për karrierën e tij. Madje, ai edhe është përlotur teksa rrëfente momentet e vështira.

“Nuk jam paguar, më kanë vonuar rrogën. E merrja një herë në tre muaj, kur e merrja laja borxhet. Kjo është jeta. Isha korrekt. Asnjë njeri nuk është i pazëvendësueshëm. Po nuk e mbajte vetë veten tënde. Nuk dua të flas për dikë tjetër. Nuk kam asnjë opinion. Më nxirrnin nga shtëpia që isha me qira. Shkoja me valixhe e bëja skeçet se ato kapnin milionat. Nuk më interesonte gishti, as këmba por gjërat e mia. Doja të haja njerëzit me dhëmbë. Kam plot histori për të treguar por nuk dua se kam cipë e faqe. Të lutem është dashakeqësi, nuk ma tregon dot ti mua se çfarë është puna dhe me gjithë pagesat shkoja aty. Flija herët se isha pa ngrënë dhe kisha dëgjuar që nuk punonte stomaku dhe prapë me gjithë vonesat, isha i përpiktë”, ka thënë Donaldi.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur

Mandarina me pesticide nga Shqipëria, Ministria e Bujqësisë: 3 ngarkesa u kthyen mbrapsht! Një u asgjësua, tjetra u bllokua, e treta s'ka mbërritur