Romeo ka habitur por edhe ka shkaktuar shumë të qeshura teksa ka treguar se binjaku i tij Donaldi ka përdorur për shumë kohë patentën e tij.
Romeo gjatë një bisede me banorët ka treguar se që nga fëmijëria njerëzit e ngatërronin me Donaldin. Nga një pyetje të bërë nga Heidi nëse ata kanë përfituar nga njëri-tjetri, Romeo i përgjigjet se Donaldi për një kohë shumë të gjatë ka përdorur patentën e tij. Madje ai vitin e kaluar ka bërë patentën e vet. Kjo ka shkaktuar shumë të qeshura nga banorët që ndodheshin aty, sepse Romeo ka treguar që ka edhe shumë raste të tjera kur ata janë shkëmbyer ose kur ky i fundit është sjellë si Donaldi apo anasjelltas.
Përveç Heidit, edhe Arta ka bërë një pyetje thumbuese duke thënë:
-Po ndonjë gjë tjetër keni ngatërruar?
Dhe Romeo i përgjigjet se i kemi shijet e ndryshme.